Tragjedi në Turqi, bie në lumë kamioni me emigrantë

Të paktën 19 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë vdekur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në Smirne, dhe njëmbledhjetë të tjerë janë plagosur në provincën perëndimore turke.

Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit Anadolu. Sipas asaj që shkruhet në median turke të gjithë ishin emigrantë dhe udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Smirne, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.

Shumë ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon kamionin në breg të lumit plotësisht i shkatërruar, me sende të ndryshme personale të shpërndara në zonë.

Image

Tragjedi në Turqi, bie në lumë kamioni me emigrantë

Michael Bublé tërhiqet nga muzika: “Nuk do

Tragjedi në Turqi, bie në lumë kamioni me emigrantë

Përplasen dy makina kokë me kokë në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko