Përplasja fizik në zyrë me Donika Prelën, kush është prokurorja që paditi sot Arta Markun??

0
325

Pas konfrontimit fizik në zyrë me Donika Prelën, prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj ka paditur kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdherit të Markut, me anë të të ciilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë ështe shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Kujtojmë se përveç Muhametajt, Marku transferoi edhe dy prokurorë të tjerë, Olsian Çelën nga Prokuroria për Krime te Rënda, në Prokurorinë e Beratit dhe Besim Hajdarmatajn në Pogradec.

Lëvizjet në fjalë erdhën pas urdhrit të kryeprokurores së përkohshme për hetimin disiplinor të 10 prokurorëve që refuzuan gjykimin e çështjes ‘Shullazi’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here