Nga Prof.As.Dr.Leonidhe Ndoni
Ky muaj është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.Ky sensibilizim duhet të jetë i përhershëm. Kjo sëmundje fillon si një qelizë para 7-5 vjetësh dhe arrin të diagnostikohet me vonësë kur shumimi i qelizave kanceroze mund të kapet nga mjetet diagnostike. Kanceri i gjirit është problem i madh shëndetësor,social dhe ekonomik. Sipas të dhënave të sherbimit onkologjik, mesatarisht në një vit vdesin nga kanceri i gjirit 312 gra .
Kanceri i gjirit po shtohet nga viti në vit, me keqardhje vërejmë dyfishim të tij,shih me poshtë:
*-Viti 1986-1990 nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri 188 incidenca 12.2
*- Viti 1996-2000 nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri 320 incidenca 19
*- Viti 2005-2010 nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri 394 incidenca 24.2
*- Viti 2017-2018 nr. i rastëve të reja me kancer gjiri arrin në 513 (por nuk përjashtohet të jetë dhe më i lartë , për arsye se një numër të sëmurësh diagnostikohen dhe trajtohen jashtë Shqipërise).Sot dihet që është më mirë të parandalosh se të mjekosh.Prandaj kërkohet depistim i hershëm i kancerit të gjirit
Depistimi i pare në Shqipëri është bërë në 1995 në bashkpunim me universitetin La sapieca – IDI Rome dhe IDI Tiranë i cili na ndihmoi të njihnim gjëndjen e kancerit në Shqipëri dhe të bënim diagnozen e hershme të tij. Nga depistimi i 6000 grave me mamografi +1759 ekografi + 547 citologji+ shoqëruar dhe me biopsi kirurgjikale u zbuluan 169 raste me kancer gjiri (shih studimin përkatës). Depistimi i dytë 60000 gra, është realizuar me projektin INTËREG-3 me 2009-2011.
Nisur nga këto të dhëna dhe nga eksperienca jonë 28 vjecare mendoj, që këto studime duhet të vazhdojnë, por më të thelluara dhe me teknologji me moderne. Është fat i madh që ne aktualisht kemi sherbimin onkologjik në QSUT “Nënë Tëreza” si dhe spitale privatë cilesore në Shqipëri. Nese depiston një kancer gjiri shanset e suksesit janë të medha dhe trajtimi më i lehtë. Testi i depistimit lejon të zbulojmë një kancer asimtomatik(pa shenja klinike). Aktualisht bota depistimin e bën në moshen 50-69 vjec.Shkak është se gjysma e rasteve të zbuluara me kancer vërehet në këtë moshe ,ndësa në e realizojme në 40-69 vjec, sepse konstatojme kancer gjiri në mosha më të reja edhe 28 vjec,( në një rast të rrallë për ekspërjencen time edhe 18 vjec). Metoda më e besueshme e diagnozes së hershme të kancerit të gjirit është mammografia dhe ekografia. Kërkimet kanë demonstruar se kush bën një mamografi depistuse shoqëruar edhe me ekografi në këtë grup moshe, ka mundësi të zvogëloje rrezikun të vdesin nga një kancer gjiri.
Përse kerkojme që të realizohen kontrollet përiodike:
- Realizohen falas për të gjithe
- Përfshin një ose me shume zona gjeografike, ku diagnostikimi nuk mund të realizohet në kushtë të tjera, duke, përdorur tëknologji modernë dhe mamografet lëvizes
- Pjesmarje e femrave me ndryshime social ekonomike dhe kulturor dhe mbulimin e plotë të spenximeve të diagnozes dhe trajtimit universal në sherbimin publik.
Cilesia : 1.-përmirson sensibilitëtin (rrit përformancen në zbulimin e kancerit).
2-përmirson specificlitëtin (ul maksimalisht fallco pozitiv) për të zvogeluar efektet psikologjike dhe trajtimet sekondare invazive në të depistuarit
3.-shkurton kohen e diagnoses dhe trajtimit
4.-shkurton afatët e diagnoses dhe stadifikimit
5.-përdor cilësi dhe teknologji në çdo etape depistimi dhe trajtimi
6.-cilësi në pritjen e femrave,humanizëm,kujdes në njoftimin dhe orjentimin drejt strukturave përgjegjese dhe trajtuese
Diagnoza e hershme kerkon organizim përfekt,disiplinë shkencore,një dokumentacion të saktë:
- Bashkpunim dhe koordinim ekipor për plotësimin e saktë të dokumetacionit (shih fishat përkatëse ) për çdo ekzaminim të kryer; nxjerrjen dhe përpunimin statistikor të të dhënave .
- krahasimin e të dhënave tona me ato të sherbimeve të specializuara dhe çfare duhet të përmirsojme.
- Nxjerrjen e konkluzionëve të sakta shkencore në përfundim të kontrollit;pse jo dhe studime genëtike të thelluara
- Vlera që ka e hershme e kancerit të gjirit dhe masat që propozojme për realizimin praktik të tyre
VLERËSIMI I PROGRAMIT
- Trasparenc e të dhënave të publikuara
- Ndjekje e kostos dhe të dhënave ekonomike
- Vlerësim i rregullt i programit:vigjelence sanitare,dokumentacioni,epidemiologjike,teknologjike dhe dhenja e kënaqësise të sherbimit, femrave që vizitohen
Të dhenat duhet ti dergohen mjekut të gjirit dhe mjekut të familjes. Sipas rezultatëve nqse ka dyshim,do t‘ju dergohet planifikimi për vlerësime me të detajuara si: ekografi, citologji, biopsi ose IRM.
Diagnoza e hershme kerkon se pari:
- Sherbim mjeksor të cilesise se lartë
- Të gjithe mjekët radiolog që do realizojnë kontrollin e gjirit duhet të kenë marrë pjesë në kurse formimi në qëndra shume të kualifikuara
- Vlerësim në vazhdim të sensibilitëtit dhe specificitëtit të tëstëve diagnostik dhe vlerësim krahasues me rezultatët e kontrolleve të tjera.
- Leximi i mamografive nga 2 radiolog të pamvarur dhe në rast diskordancash lexim nga një i tretë
- Një radiolog duhet të jetë i aftë të lexoje minimumi 5000 mamografi në vit që të akreditohet për ketë sherbim.
- Mbledhje vlerësuese e strukturave diagnostikuse shumë disiplinash dhe mbikqyrja e treguesve të cilësise për aspektin imazherik (nuk është turp të organizosh konsulta të kualifikuara , turp dhe paaftësi është të gjykosh i vetëm dhe me siguri të tepruar për rastët e vështira)
- Sherbimi Tëknik
- formimi teorik dhe pratik në vazhdim i teknikëve të mamografisë
- jo më shumë se 3% e grave duhet të përserisin mamografinë për defekte tekniko-metodike
- 97% e grave duhet të kenë një ekzaminim cilësor të pranueshëm
- 97% e grave duhet të jenë të kenaqura nga komunikimi dhe realizimi i mamografise
- Gratë duhet paraprakisht të informohen nga tekniket për mënyren e realizimit të mamografise dhe kohën e marjes se përgjigjes
Cilesia e sherbimit varet nga:
- pregatitja,eksperienca dhe motivimi i përsonelit
- paisjet dhe aparaturat mjeksore bashkëkohore që janë në qëndrat tona të specializuara
- vlerësimi periodik i parametrave cilesor të aparaturave
- aftësitë komunikuse dhe operative të sejcilit
Kontrolli tëknik i cilesise
Mamografet Duhet të jenë cilësore dhe duhet të kontrollohen periodikisht nga ekip i specializuar.
Është e ndaluar rreptësisht të behen prova me gra. Për prove duhet të përdoren mamotest dhe rikualifikim i aparatures.
Ekografi duhet të verifikohet shkalla gri,uniformitëti i imazhit horizontal dhe vertikal,matja dhe filmimi në CD ose stampimi në film. Citologjia dhe biopsia e drejtuar nën eko do dokumentohet me film, dhe agijen në brendësi të lesionit që punktohet. Përdoren sonda 10-15 MHz
Mamografia është një radiografi gjiri me doza të dobeta( ulta) rrezatimi , ndësa rreziku i rrezatimit është i pa përfillshem. Kjo mund të realizohet në QSUT , spitalet privatë ,disa nga klinikat privatë të licensuara ose nga 2 makinat lëvizese me aparaturen speciale për kryerjen e mamografive. Mamografia zbulon kancere në faza të hershme dhe rezultatët e trajtimit janë me të lehta dhe me cilësore. Mamografia sjell të mira dhe rreziqë.Të mirat se zbulon kancerin në faze të hershme. Por ajo ka fallco pozitiv kur dyshohet për kancer ndësa në të vertet nuk ka kancer. Për ketë kërkohen trajtime plotësuse që stresojnë pacientën, deri mikrobiopsise për saktësimin e diagnozës. Por ka dhe fallco negativ kur ekziston një tumor i vogël dhe ai nuk diagnosikohet në ekzaminimin e pare (në disa rastë kur leximi i mamografise është realizuar edhe nga 2-3 mjek specialistë në seri). Keto janë kancere në intërval, që zbulohen në kontrollin pasardhes.
Kjo ndodh për arsye se:
* është e veshtire të zbulohet një kancer i vogel pa mikrokalcifikime në një gji dens (ndonjëhere nuk zbulohen as në leximin e dytë ose të tretë).Në këto rastë ekografia ka shume vlerë.
* Një shkak tjetër janë zonat memece që nuk zbulohen në mamografitë standartë kryesisht regione supero interne ose retroareolare në gjij dens. Në keto rastë kerkohen projeksionë suplementare dhe plotësimi me eko ose IRM
Duhet që disa femra me rrezik me të lartë ti informojmë që të jenë me të kujdesshme.Femrat e ketij grupi mund të jenë:
- ato që kanë familjar me kancer gjiri e ovari (konsiderohen e pare familiaret nëna,motra,vellai.Grada e dytë mbesa,gjyshja,tëzja ose halla);nqse kanë dy familjare rreziku mund të jetë me i madh.
- ato që kanë mutacion genetik,si mutacion BRCA 1 , BRCA 2 . Në keto rastë realizohet tëstimi genëtik i cili mund të vleresohet:pozitiv,nëgativ ose i pa sigurtë. Një test pozitiv nuk do të thotë që tek ky person do të zhillohet me siguri kancer gjiri (sepse duhen dhe faktore të tjere shpërthyes)
- të dhena përsonale me karcinoma lobulare in situ, karcinome kanalikulare in situ,kancer infiltrant të gjirit ose hipërplasi atipike;
- gji dens ;
- ato që janë rrezatuar në gji ose toraks .
diskutoni me mjekun tuaj nqse keni keto të dhena për të realizuar një vlerësim me specifik Nëqse keni një nga të dhenat e mesipërme duhet të realizoni:
- një mamografi në moshe me të re ,
- një mamografi në kohe me të shkurtër ,
- një ekografi ose IRM profilaktike
Ekzaminimi klinik. Ekzaminimi klinik duhet të behet i kujdesshem nga një profesionist dhe sipas rastit të beje shenimet përkatëse , të cilat gjatë leximit të mamografise dhe ekografise, të kihen parasysh nga mjeku imazherist. Çdo femër duhet të njohi gjirin e saj dhe për çdo ndryshihet të sinjalizoi mjekun e saj. Autopalpacioni (vetkontrolli me duar) është një element i rendsishem në kontrollin e gjirit ndermjet intervaleve diagnostikuse. Njoftoni mjekun tuaj për çdo ndryshim që vini re në gjoksin tuaj,në papila (thithat),në palosjet nën gji ,në fosat aksilare (sqëtulla) dhe në zonat mbi klavikula. Me gjithse të gjitha ndryshimet që zbuloni mund të mos jenë kanceroze njoftoni mjekun për çdo ndryshim . Përpara se të merrni vendim kërkoni dhe mendimin e spcializuar të mjekut tuaj dhe specialistëve që realizojnë diagnozen e gjirit tuaj.
Intërpretimimi i mamografise kalon në disa faza:
*-Kontrolli i cilesise së mamografisë. Mammografia cilësore duhet të japi detaje të hollësishme në të dy gjijtë në menyre që të eliminoje në maksimum gabimet gjatë leximit të saj.
*- Përceptimi. Çdo radiolog duhet të ketë një protokoll të paracaktuar.Për ketë përdoren teknikat dixhitale vlerësuse ose mamoskop speciale të cilet lejojnë vlerësimin krahasues të të dy gjijve me kufizime fushe sipas rastit
*– Analiza lezione e konstatuara janë : errësimet,trashje kutanë asimetrike,distorsionë,mikrokalcifikime (shih klasifikimet përkatëse)
*- Sintëza .së pari behet ndarja e ekzaminimeve nëgative nga ato që rezultojnë të dyshimta ;të cilat kërkojnë rithirje të grave dhe ekzaminime plotësuese(nqse kanë ekaminime të mëparshme bëhet krahasimi me to).
Skematikisht krijohet një skedar:
-Lesione të sigurta beninjë (nuk kërkon ndjekje).
-Lesione probabel beninjë,të dyshimta apo malinjë (kërkojnë studim të mëtëjshem+ekzaminime plotësuese).
Dhenja e përgjigjes. Përgjigjia e një mmografie nëgative do dhenë brenda 21 ditësh. Kontrolli i radhës pas 2 vjetësh ose pas 1 viti për moshat 40-59 vjeç
PAS KESAJ KALOHET NË PROCEDURAT JO INVAZIVE DHE INVAZIVE
Jo invazive
- Projeksione shtesë,kompresione etj në mamografi
- Ekzaminime të tjera të miratuara sipas protokollit
- Ekografia
- Ka supremaci në diagnoze :
- sepse është paraprirë nga të dhënat mamografike.
2 . ka ndjeshmeri me të lartë në moshat e reja dhe gjirin dens.Ekot e gjenëratës se sotme në doren e specialistëve të aftë arrijnë të zbulojnë kancere të vegjel 4-5 mm.; por edhe raste me kancer intraduktal (brenda kanalit të qumështit)
- Eksperjenca jonë është më e mire në ketë fushe.
Në përfundim mund të themi : se pari ai që njëh mire të dy tëknikat ka mundësi të beje diagnoze me të saktë e cila harrin deri në 93-96 %.
Së dyti sa me e madhe ekspërienca, aq me e madhe diagoza dhe ka me pak fallco negativ.
Së treti ndihmojnë në përcaktimin e saktë të patologjise dhe biopsinë e drejtuar.
Së katërti nqse mjeku e gjykon të nëvojshme vazhdon studimin e thelluar me:
- Elastosonografi
- IRM e gjirt
Invazive
- citologji e drejtuar nën eko
- mikro-biopsi e drejtuar në eko ose IRM
- vendosje e fillit metalik nën eko ose gjatë mamografise(stëreotaksi)
- biopsi kirurgjikale para-opëratore(extëmpora)
Nisur nga fakti që niveli i lexuesve dhe specialistëve është i lartë, u përpoqëm të japim një informacion shkencor dhe bazik për personelin mjeksor edhe për publikun e gjerë të çdo niveli. Kjo do të ndihmoje publikun të kuptoje domosdoshmerinë e kontrollit përiodik për të zbuluar kancerin e gjirit në një faze sa më të hershme; por njëkohesisht rrit dhe shkallën e përgjegjësisë për kujdesin që duhet të tregojë përsoneli mjeksor.
Me kerqardhje po konstatojme që forcat imune të popullsise në përgjithsitë e të grave në vecanti po ulen.Si shkak janë produktët ushqimore të pa kontrolluara,hormonet që përdoren në industrinë ushqimore si edhe aditivet bujqësore të cilet përdoren pa kritër.Keto kanë efekte kancerogjenë japin mutacionë genetike dhe ulin forcën imune të popullsisë. Gjithashtu mendoj që një rrezik i madh sot janë dhe preparatët farmaceutike që përdoren pa kritër nga popullsia (disa nga keto preparatë pas 5-7 vjetësh rezultojnë kancerogenë). Nuk është e thenë që me që janë falas, të përdoren pa kritër(çdo 100 metra ka një farmaci ,cudija shqiptare).Ato duhet ti keshilloje mjeku specialist dhe kur është e mundur të përdoret mjeksia alternative.
Lufta ndaj kancerit në tërësi dhe kancerit të gjirit në vecanti nuk është vetëm mjeksore por shumplanëshe kerkon bashkrendim me strukturat shtetërore,privatë dhe shoqërinë civile. Kryetaret e bashkive dhe komunave me kushtët e krijuara sot, të planifikojnë kontrollet me mamografet levizes, për një kujdes me të madh dhe të planifikuar për dg e hershme të kancerit të gjirit.Kjo është një detyre e përhershme e tyre për njohjen e semundshmërisë në zonën e tyre dhe marrjen e masave parandaluse. Shoqëria civile të ndërmarre fushata sensibilizuse perjodike.Një pjesë e parave që konfiskohen nga droga dhe korrupsioni të përdoren për arsim dhe shendetsi,sepse pa arsim nuk ka komb të ditur dhe të përparuar.Pa shendet nuk ka fuqi ekonomike dhe përparim shoqëror. Mendoj që legjislativi shqiptar duhet të parashikojë me ligj dhe të dënoje si kriminel ata që ndotin mjedisin, futin ushqime,lënde bujqësore kimikatë dhe aditive me efektë kancerogenë.Ne mendojme se kursejmë për ushqimet e lira por e paguajme me shtrenjtë me pas me kostot shume të larta të trajtimeve mjeksore(të cilat nuk vleresohen realisht, për demet e mëdha që sjellin në shendetin e popullisë dhe dëmtimet genetike, që japin në rracen e pastër shqiptare).
—————-
Si rreziston votuesi masiv kundër Ligjit të keq Elektoral?
Nga Artan Fuga
Një pjesë e klasës politike, nga të dy anët e saj, kërkon të na mbushi mendjen që poqese do t’i lihej popullit të vendoste për deputetët, atëhere të fortët, mashtruesit, demagogët, me forcën e parave, të liqtë, do të arrinin të zgjidheshin dhe kështu do të kishim një Kuvend të papastër. Koha e ka bërë këtë argument si një letër higjenike pas përdorimit dhe të harruar nga pastruesja prapa wc për një kohë të gjatë !
E para, a thua sikur kur partitë kanë në dorë zgjedhjen e deputetëve, kështu përjashtohet që njerëz pa asnjë kontribut qytetar, pa këllqe, pa nder e dinjitet, të përzjerë me krimin, egoistë, matrapazë gjithëllojesh, të hyjnë në këshilla municipale dhe në Kuvend ! Nëse paska qenë kështu, atëhere përse na lodhni kokën me vetingje politikanësh ?!
E dyta, kush na garanton që kryetari i partisë nuk bashkëjeton me mediokrin, matrapazin, hiçmosgjënë, trafikantin, kurse populli, qytetarët, u gënjekan prej tyre ? Ku është prova e kësaj kur populli nuk është lënë asnjëherë të votojë i lirë ?
E treta, lëreni popullin të gabojë dhe të mbajë përgjegjësi për zgjedhjen që ka bërë duke çuar këtë apo atë kryetar bashkie, këshilltar, apo deputet në kolltukun e pushtetit ! Mbasi të gabojë njëherë, dy, tri, ai tashmë do të ishte rritur, pjekur, dhe do të bënte zgjedhje gjithnjë e më të mira.
Në procesin e zgjedhjes sikurse deritani populli ka në dorë opingat e Sheros. Mjaft me fajësimin e popullit, sikurse del me këtë teorinë e deleve. Delet prodhojnë lesh. Dhe kjo teori nuk na jep qumësht, na ofron vetëm lesh. Populli e paska fajin ? Po hidhini një çikë vështrimin te sjellja e elektoratit dhe e popullit sesa e zgjuar është !
Një pjesë e popullit po na le shëndenë dhe po ikën në emigrim. A nuk është kjo një revoltë për faktin që niveli i asaj që quhet demokraci është kaq i ulët, kaq qesharak, kaq banal, te ne ? Ikin në vende më të zhvilluara por ku nuk kanë asnjë të drejtë politike, dhe braktisin vendin ku gjoja paska të drejta politike. A nuk mjafton kjo që liritë politike janë fare të neglizhueshme në vendin tonë saqë populli i braktis pa asnjë problem.
Nuk reagon populli ? Por, a nuk e shihni o budallenj që populli i ka braktisur zgjedhjet dhe me një shkallë abstenimi kaq të lartë, a nuk tregon ai se nuk e ha sapunin për djath.
Populli shet votën ? Po çfarë t’a përdori kur sheh se asnjë nga kandidatët që ka shans për tê fituar nuk përfaqëson vullnetitn popullor, por thjesht tekat e kryetarit të partisë ? Më mirë e shet në këto kushte.
Ja pra, analiza e shkurtër e gjendjes ku ndodhemi. Vetëm një budalla nuk e di që mesatarisht niveli kulturor i deputetëve te ne është më i ulët se niveli kulturor mesatar i shtresës të arsimuar në Shqipëri, sigurisht pa përjashtuar individë të veçantë. Vetëm një budalla nuk e di që në Shqipëri profesioni më i mirë për t’u pasuruar pa lodhje dhe pa meritë është të bëhesh deputet. Krahasoni pak privilegjet e deputetëve shqiptarë me të ardhurat mesatare të popullsisë, pastaj krahasojini pak me këto diferenca në vendet europiane a më gjerë, dhe do të shikoni sesi shërbëtori, deputetI, ja ka hypur, zotërisë, pra qytetarit. Cfarë hipokrizie e pashoqe ! Krahasoni pak sa deputetë për banorë kemi ne dhe sa ka në vendet europiane ose edhe më gjerë ! Do të shihni se Shqipëria do të dukej jo një vend i vockël me pak votues, por sikur të ishte një vend i madh si Persia, apo perandoria Kahn !
Çfarë klase mbajmë mbi shpinë numerikisht krejt të ekzagjeruar dhe me privilegje që ato të kohës të qepës do të ishin thjesht shakara me kripë! Mos të sillemi kot vërdallë. Poqese ligja elektorale nuk ribëhet jo duke menduar për pushtetin, madje duke mos menduar as për opozitën, nëse ajo nuk na bind se do vërtet emancipimin politik të vendit, duke mos menduar as edhe për partitë e vogla, por për qytetarin, për zgjedhësin që do të zgjedhi dhe të zgjidhet, ne do të jemi në kurth !
Kur bie njëherë në të e ka fajin ai që të futi atje, kur bie për herë të dytë, e ke fajin vetë, kur bie për herë të tretë, katërt, pestë, je një copë budallai, një trap, atje e ke vendin, aty qendro ! Sepse ka sidomos në rrjete sociale por edhe në rrugë qytetarë që me të drejtë i hedhin shigjetat ndaj intelektualëve : E mo çfarë po bëni ? Vetëm llafe ju ! Cfarë të bëjnë intelektualët, artistët, pedagogët, kërkuesit shkencorë, inxhinjerët, në kushtet kur për të kandiduar duhet të hysh në parti, pra ta braktisësh rolin dhe misionin tënd si intelektual, dhe të përdorësh rrobën e intelektualin, për të përfituar privilegjet dhe të bësh shërbimet e politikanit të sotëm.