Rama urdhëron mediat të heqin reklamat e basteve, por në zyrat shtetërore urdhri s’ka fuqi ende!

0
153

Kryeministri Edi Rama urdhëroi të gjitha portalet në Shqipëri të heqin reklamat e kompanive të basteve, por një urdhër i tillë nuk funksionon ende për zyrat shtetërore.

Opinion.al publikon një foto të një sporteli të postës shqiptare në Tiranë, ku kompania e basteve sportive ‘Bastarena.com’, është edhe partner i saj.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama foli me ashpërsi për lojërat e fatit, duke i parlajmëruar biznesmenët në këtë fushë se që nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen kazinosh e llotosh në zonat e banuara.

Ai gjithashtu rezervoi një paralajmrim për mediat, duke bërë thirrje që “brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve sportive nga radiot, portalet apo televizionet” dhe i kërkoi AMA-s të monitorojë procesin

AKEP ka njoftuar të mërkurën se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të hequr të gjitha reklamat, portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim/ opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here