Ditën e sotme Asambleja Parlamentare në Strasburg ka votuar për gjyqtarin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai është Darian Pavli.
Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.
Ai është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme.
Në këtë garë rivalë të tij ishin Sokol Berberi dhe Marjana Semini por ‘triumfoi’ Pavli. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.
Kush është Darian Pavli?
Pavli, thuhet se është “jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.” Të paktën kështu thuhet në jetshkrimin e tij.
Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i “EURALIUS” dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.
Po kështu ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi. Hashtag.al