Momentet e kapjes së gomones me 500 kg kanabis

0
175

Këto janë pamjet e publikuara sot nga mediat italiane për ndjekjen që iu bë një gomoneje me 500 kg kanabis që po kontrabandohej në Itali nga dy skafistë shqiptarë.

Edhe më shumë drogë nga Shqipëria po vjen nga deti, shkruajnë mediat italiane sot. Njesia e Marinës dhe Guardia di Finanza kanë kapur një sasi të madhe kanabisi që po transportohej me një gomone.

Operacioni u bë i mundur falë mbështetje me mjetet e angazhuara në operacionin “THEMIS 2018” të agjensisë FRONTEX, që kanë bërë të mundur identifikimin e një gomoneje me dy skafistë që para syve të njesive të marinës kanë tentuar të heqin qafe ngarkesën.

Operacioni nga ajri dhe nga deri nga deit bëri të mundur arrestimin e dy skafistëve shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjeç dhe të 557 kg kanabis të ndarë në 24 dengje të madhësive të ndryshme. Fitimi prej kësaj lënde narkotike në treg llogaritet thuajse 5 milionë euro.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here