Çudit Kryeministri, do të kontrollojmë burgjet me kamera…

0
166

Kryeministri Edi Rama ka komunikuar para mediave vendimet e marra sot në mbledhjen e Keshillit të Ministrave kryesisht për çështje të rendit dhe sigurisë. Ndër të tjera Rama njoftoi për ngritjen e një salle monitorimi “non stop” me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë,  duke filluar nga burgu 313, monitorim edhe nga godina e Operacionit “Forca e Ligjit”, ndërkohë që në SHKÇB do të ngrihet një sallë monitorimi e të gjitha institucioneve të burgjeve.  Kjo e çon sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë, e çon luftën kundër korrupsionin kronik në burgje në një nivel të panjohur më parë,” theksoi kryeministri.

Por, në vendimin e fundit nuk duket ndonjë risi, sepse burgjet kontrollohen me kamera prej dhjetëra vjetësh dhe ka një sallë qendrore në Drejtorinë e Burgjeve për këtë qëllim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here