Dhuna sërish në familje/ 30-vjeçarja kërkon ndihmë në polici

0
174

Një 30-vjeçare nga Shijaku ka kallëzuar në polici bashkëshortin e saj, pasi e akuzon për dhunë.

Sipas policisë shtetasja me inicialet M.Xh., banuese në fshatin Karreç, është ajo që ka bërë denoncimin, pasi burri i saj, shtetasi Xh.Xh., 38 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Policia shprehet se për rastin në fjalë, materialet përkatëse u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here