Rama nxjerr dhëmbët: Kush flet kundër meje, do paditet për shpifje

0
188

Nga dita në ditë Edi Rama, që është edhe kryeministër i Shqipërisë, po çudit me nismat e tij.

Me një postim në Twitter, Rama ka paralajmëruar se kushdo që është kundër tij, do të paditet për shpifje.

Sipas tij, të gjitha ato që thotë opozita dhe mediat që nuk janë të kapura nga ai, shpifin.

Nga ana tjetër Rama më në fund e ka kuptuar se Xhisiela Maloku është marrë peng, por për këtë ai akuzon opozitën.

E sipas tij, kjo ka sjellë që të përgatitet një paketë antishpifje.

Ja çfarë shkruan Edi Rama në Twitter:

Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik!

Më mirë vonë se kurrë.

Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here