Deklarata ‘bomb’ e Salianjit: Ja si po i bën presion Policia, Sidian Tabakut të mohojë dhunimin

0
243

Deputeti demokrat Ervin Salianji bashkë me deputetët Xhemal Gjunkshi dhe Luan Baçi kanë vizituar në Spitalin Ushtarak, Sidian Tabakun, djalin e ri të plagosur nga Policia mbrëmjen e djeshme, e cila së fundmi po i bën presion të mohojë se e ka dhunuar. Deputeti Salianji bëri një lidhje me të plagosurin direkt në rrjtetet sociale. Ndiqni bashkëbisedimin.

Salianji: Bashkë me kolegët Gjuknshi dhe Luan Baçi kemi ardhur për të parë qyetarin e dëmtuar në mënyrë kriminale nga Policia e Shtetit, Sibion Tabaku, me shenja të dukshme të plumbit. Pjesa hyrëse dhe dalëse e plumbit të gjuajtur nga Policia e Shtetit në mënyrë kriminale mbi qytetarin. Çfarë pune bëni?

I plagosuri: Jam barist në lokal.

Salianji: Ku ishe dje kur ndodhi ngjarja?

I plagosuri: Isha tek Shkolla e Bashkuar bashkë me një shoqen time, po shkonim tek Spitali Amerikan, tek 2-i. Duke zbritur dishezën, afrohen dy patrulla policie, pa pikë lidhje, duke sharë, duke bërtitur, shtinë me armë. Nuk kishin pse.I largohem. Nuk kishin pse. Prapë afrohen, më përplasin. Shtinë për herë të dytë prapë. I largohem. Herën e tretë shtinë dy herë të tjera, një plumb më kap në këmbë. Vijnë e më gjuajnë me sende të forta prapë, shiheni.

Salianji: Me plumb të kanë gjuajtur drejt apo në ajër?

I plagosuri: Drejt.

Salianji: Po çfarë arsyeje, ke pasur ndonjë arsye?

I plagosuri: Asnjë lloj arsyeje. Kam qënë shumë i rregullt me veten dhe me dokumentacionin dhe me të gjitha.

Salianji: Pasi të kanë plagosur në këmbë, të kanë goditur këtu ku të kanë plagosur?

I plagosuri: Po, më kanë goditur dhe aty, pjesa kur rashë me motor erdhën dhe më gjuajtën me shkelma. Policia, Shqiponjat. Më lanë aty. Erdhën njoftuan një ambulancë, policë të tjerë të 4-s, sepse ata ikën urgjentisht mbasi morën vesh se më kishin plagosur. Më lanë aty dhe jam ndier shumë kujdes. Pastaj më sollën këtu, nuk u mor asnjë lloj mase, thjesht më dhanë një serum. As s’u dha ndonjë deklaratë se për çfarë, se për qysh, se për tek, thjesht është thënë se unë jam përplasur me motor vetë. Se më ka plagosur Policia, se kanë shtënë, kjo gjë nuk është thënë,

Salianji: Sot ju kanë kërkuar që të thoni se jeni dëmtuar nga rënia e motorrit, që ta fshini ngjarjen? Policia ka tentuar ta fshëhë ngjarjen?

I plagosuri: Po, Policia është munduar ta fshehë. Fatmirësisht që erdhët ju dhe doli e vërteta në shesh, se të ishte për Policinë shqiptare, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here