Aktori i njohur i humorit rikthehet në ‘Portokalli’ pas 10 vitesh

0
414

Sa shumë i kemi dashur rolet e tij!

I ka munguar ekranit që pas mbylljes së programit “M’fal për shprehjen”, por siç duket e ka në plan të rikthehet.

Bëhet fjalë për aktorin Elvis Pupa, për të cilin kanë kaluar 10 vite nga largimi i tij nga spektakli i humorit “Portokalli”

Me rolet e tij të famshme si ‘Nini i Bules’, ‘Zhan Klod Van Damme Sula’, ‘Avdiu’ etj, ai rrëmbeu zemrat e publikut, i cili çdo fundjavë mezi priste ta ndiqte në ekran.

Ndërkohë sipas “revistawho”, aktorin do ta shohim këtë sezon të ri në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, mirëpo mbetet ende për tu zbuluar se çfarë roli ka zgjedhur të luajë.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here