Rrëfimi i nënkomisarit/ Kryemadhi: “Policia bëri deklaratë politike, vajza e kishte bërë denoncimin”

0
209

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar mbrëmjen e djeshme, deklaratën e policisë e cila hidhte poshtë akuzat e bëra nga nënKomisar Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me pistoletë në zyrën e tij ku8 të pranishëm kanë qenë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë.

E ftuar në ‘Natë me Xhaxhiun’, Kryemadhi tha se deklarata e policisë ishte problematike dhe politike. Ndërkohë u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin në mbrojtje vajzën e dhunuar dhe përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

‘Deklarata e policisë problematike. Policia bëri deklaratë politike. Vajza e kishte bërë denoncimin. Vajza të merret në mbrojtje nga institucionet ndërkombëtare’, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here