Restoranti që shërben ushqime në prag skadence

0
280

Në Shqipëri nuk do të bënte aspak çudi, mirëpo në Skoci një restorant me ushqime në prag skadence po bën “namin”.Pronari Erik Andersson i talentuar në fushën e biznesit ka hapur restorantin “Spill”, i cili u shërben klientëve të tij pjata me përbërës që janë gati për t’u hedhur poshtë.

Në çdo vend tjetër të bësh publik këtë lajm, do të ishte shkatërrues për biznesin por ky nuk është rasti. Kjo pasi restoranti në fjalë po ecën më së miri dhe ndonëse pronari ka ndërmend që ta mbyllë brenda 5 vitesh, ky eksperiment do të thoshte se do të kishim një sistem “antishpërdorim”.

Klientët duken të kënaqur nga ajo që konsumojnë. Atyre u shijon ajo që hanë e madje i entuziazmon idea e diçkaje të jashtëzakonshme për të mos hedhur poshtë gjithçka, duke shpërdoruar kështu një masë të madhe të ushqimit.

Malmo është një qytet plot me nisma të tilla. Nga pistat e gjata për çiklistët, e deri te dyqanet që shesin pa paketim, por me peshë.Zyrtarët lokalë thonë se duan të bëhen një nga qytetet më të gjelbër të botës duke pasur një ushqim organik .Restorante si ai i Anderssonit janë hapur edhe në Stokholm, në Holandë e Belgjikë, si dhe në Britani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here