Nënët të pandehueit e arrestuar të operacionit OAZ do të dalin sot para gjykatës për tu verifikuar masa e sigurisë që është marrë nga gjykata në mungesë të tyre. Ndërkohë një prej të arrestuarve i shpallur ne kërkim Ener bahjri dyshohet se fshihet jashtë shqipërisë
Nëntë të arrestuarit e operacionit “Oaz” që u vunë në pranga tri dite me parë, pritet të dalin sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihen me masat e sigurisë.
Seanca është parashikuar të mbahet rreth orës 14.00 te mesditës ndërsa nuk parashikohët të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona arrest me burg.
Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë.
Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve të fundit.
Referuar përgjimeve dhe hetimeve të kryera në Shqipëri dhe Holandë ai konsiderohet si personi që qëndronte në krye të grupit. Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit.
Po sipas burimeve, gjatë zhvillimit të operacionit të premten në Shkodër, task forca qendore dhe prokuroria e krimeve të rënda kanë shmangur përfshirjen e policisë lokale duke dërguar të gjitha forcat nga Tirana, nga frika e dekonspirimit të mundshëm.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë, të provuara janë akuzat për dy vrasje, ndërkohë që pritet të hapen edhe dosje të reja ngjarjesh pa autor në të cilat dyshohet se janë amplikuar anëtarët e grupit Bajri.