Fondacioni turk Maarif me vulën e rradhës së suksesit në arsim

0
150

Sistemi arsimor është një pikë kyçe mes hallkave të zhvillimit të një vendi, dhe një kontribut të vyer po jep rishtasi Fondacioni turk Maarif me ngritjen e disa institucioneve arsimore që kanë nisur misionin e tyre që nga zanafilla e të nxënit, pra në sistemin nëntë-vjeçar (NYBE), e duke vijuar më tej me gjimnazin e New York-ut (NYHS) dhe me atë që vulos të ardhmen e një individi, Universitetin e New-Yorkut në Tiranë (UNYT).

Fondacioni Maarif, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, po angazhohet t’i sjellë Shqipërisë një arsimim bashkëkohor me risi nëpërmjet ngritjes së laboratoreve moderne dhe teknologjisë inovative, të cilat janë të pazëvendësueshme për zhvillimin praktiko – profesional të studentëve.Shkolla 9-vjeçare “New York Basic Education” është hapi i parë i të përvetësuarit të dijes me kurrikula të pasura e aktivitete jashtëkurrikulare, e për të përgatitur në vazhdim maturantët më të suksesshëm në gjimnazin e New York-ut. Si për ta plotësuar karrierën tuaj, “University of New York Tirana” me mbi 15 vjet përvojë, synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies, dijes akademike dhe kërkimit shkencor.

Ndër elementet dallues që e shquan Fondacionin Maarif me intitucionet e tij arsimore është mundësia e shkëmbimit të programeve, Erasmus +, Mevlana, duke i përfshirë aktivisht studentët në bashkëpunime me universitetet më prestigjioze në botë.

Fondacioni turk Maarif po kthen një faqe të re në në sistemin arsimor shqiptar duke nxitur zhvillimin intelektual, mendimin kritik të dijes, dhe kontributin në edukimin e liderve të së ardhmes

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here