Ndoka: Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë

0
202

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar pas arrestimeve të bëra sot në spitalin rajonal të Shkodrës. Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se kriminelët e vërtetë në shëndetësi janë në Tiranë, duke filluar nga ‘koka’ që është ministrja.

Ndërkohë Ndoka shkruan se i gjithë show i policisë vjen për të larguar vëmendjen nga bandat dhe kriminelët që po terrorizojnë çdo ditë qytetarët shkodranë.

Ja çfarë shkruan Ndoka:

Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!

Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!

Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shëndetësisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.

Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.

Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.

Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.

Ky “show” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.

Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here