Elbasan – Berat, dy aksidente të rënda. Plagoset…

0
159

Dy persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident në rrugën Berat-Poshnje.

Sipas policisë, një motor që drejtohej nga një 25 vjeçar, u përplas me një kmëbësor të moshuar. 70 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit, por nga përplasja u dëmtua dhe vetë drejtuesi i motorit.

Policia bëri shoqërimin e tij dhe e dërgoi në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë një një aksident tjeter i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur rëndë një këmbësor.

Siç raportojnë burime të policisë i plagosuri ende i paidentifikuar është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here