AMA jep sqarim mbi dixhitalizimin…

0
156

Nisur nga pyetjet, telefonatat dhe komentet e shumta ardhur pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dha disa informacione mbi procesin e digjitalizimit të transmetimeve në qarkun e Tiranës dhe Durrësit:

Me fillimin e transmetimeve digjitale banorët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit kanë mundësi të ndjekin 34 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2;

Të gjithë televizorët pavarësisht nga viti i prodhimit apo marka, përshtaten me dekoderat (DVB-T2) që gjenden në shitje;

Nga qeveria janë shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.Të gjithë këta dekodera marrin falas, pa pagesë, 34 kanale;

Teknologjia që po aplikohet DVB-T2 është përcaktuar në Strategjisë Kombëtare për Digjitalizimin në vitin 2012, gjithashtu sanksionuar edhe në Ligjin Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

Kostot e kalimit në transmetime numerike për operatorët lokalë do të mbulohen nga shteti gjatë vitit të parë. Kjo sanksionuar me Ligjin Nr. 34/2017 “Për lirimin e frekuencave të Dixhital Dividentit”, i ndryshuar;

AMA do të vijojë me fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve me qëllim që kalimi në transmetimet digjitale në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të realizohet me sukses brenda dates 15 Janar 2019.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here