Fuga flet hapur: I zhgënjyer nga ministria e Arsimit. Degradim, nuk ka vizion

0
214

‘Unë ndiej përgjegjësi që jam pjesë e Akademisë së Shkencave’.

Kështu është shprehur akademiku Artan Fuga në ‘Provokacija’ pas pyetjes nga Mustafa Nano nëse ishte i nderuar apo i turpëruar që ishte pjesë e Akademisë.

Në lidhje me debatin që shpërtheu vitin e kaluar për Akademinë e Shkencave, Fuga tha se është i zhgënjyer nga Ministria e Arsimit për reformimin e saj.

‘Degradimi në një moment të caktuar shkoi aq shumë saqë ndërhyri dhe opinioni publik për t’i thënë stop asaj gjëje’, tha Fuga.

‘Kritikoj se jam qytetar i lirë dhe jam i zhgënjyer nga Ministria e Arsimit për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Ka një mungesë vizioni, një mungesë kurajoje një mungesë kuptimi që shkenca mund të sjellë një progres të jashtëzakonshëm në Shqipëri.

Ka një vegjetim në amulli dhe stanjacion që unë nuk e pranoj dot’, u shpreh Fuga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here