Beteja për Dekriminalizimin/ Ja disa nga deklaratat qesharake të Ramës

0
157

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë socialistë kanë filluar menjëherë, të sulmojnë propozimin e opozitës për vetingun e politikanëve. Në mënyrë ironike kritikat dhe akuzat e tyre të tanishme janë thuajse identike me ato që ata ndërmorrën tre vjet më parë, kur atëhere opozita propozoi ligjin e dekriminalizimit. Sot është e qartë se pavarësisht se Edi Rama dhe shumica kontrollojnë çdo pushtet në vend, opozita jo vetëm arriti të miratojë ligjin e dekriminalizimit por rezultatet e saj kanë qenë të jashtëzakonshme:

6 deputetë u shkarkuan, 3 u dorëhoqën, 12 të tjerë u hetuan, por hetimet u ndërprenë pasi u mbaroi mandati pa mbaruar hetimet dhe nuk u kandiduan më; 18 kandidatë për deputetë u tërhoqën nga kandidimi para votimit; një kryebashkiak u largua dhe tre janë në hetim; 5 gjyqtarë u dorëhoqën; 45 zyrtarë të lartë të larguar dhe 110 zyrtarë të niveleve më të ulta të larguar; 35 këshilltarë bashkiakë u shkarkuan dhe 21 u dorëhoqën.

Është e vështirë të parashikohet që tani fati i propozimit të vetingut në politikë, por një gjë është e qartë që tani: socialistët po përsërisin të njejtën rezistencë, por tani reputacioni dhe besueshmëria e tyre është shumë më e ulët se para tre vjetësh dhe kauza e opozitës shumë më e besueshme.

Më poshtë janë disa nga deklaratat e atëhershme, të Edi Ramës:

“Secili ka të vetat dhe është një koshere që përpiqet të ngatërrojë dynjanë duke thënë që në qeveri na paska ardhur krimi. Po si ka ardhur krimi kur rezultatet luftës ndaj krimit të kësaj qeverie janë më të lartat në 20 vite? Si qenka rritur krimi kur shumica dhe qeveria godasin pa asnjë tolerancë brenda vetes?! Si paska ardhur krimi?!”

“[Ligji tregoi që] ne jemi thjeshtë më të mirët sepse besojmë në disa vlera dhe parime që e bëjnë të majtën një forcë progresive dhe që ka epërsi në këtë territor”.

“Pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim se kush janë kriminelët, dhe në mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUPit, dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, akuzë apo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe politikës në tërësi”.

“Ju kujtoni se thoni ndonjë gjë të zgjuar që ju jep pamjen e kalorësve të luftës me krimin kur thoni që ky del në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe te Krujës. Kryetari i Bashkisë së Kavajë dhe kryetari i Bashkisë së Krujës janë të zgjedhur nga populli. Dhe nëse qoftë njëri apo tjetri ju rezulton i dënuar, jo me vendim i formës së prerë, por edhe nga një gjykatë e shkallës së parë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, silleni dokumentin përkatës dhe ju siguroj se ne jemi gati të bashkohemi me ju që t’u kërkojmë të largohen, në të kundërt të bllokojmë bashkërisht këshillat bashkiakë”.

“Jemi gati të bëjmë konsensus, por nuk mund të pranojmë budallallëqet e opozitës. Jemi të gatshëm që të dëgjojmë çdo sugjerim, kërkesë, vërejtje me kusht që ligji të qëndrojë brenda kornizës së standardeve ndërkombëtare. Ne e kemi bërë dekriminalizimin një gjë kaq bombastike, ndërkohë që italianët kanë 25 vjet që merren me penetrimin e mafias në Parlamentin e tyre. Fenomeni ekziston, problemi ekziston, ta trajtojmë ashtu siç duhet, jo duke sugjeruar gjëra që nuk i ka bota”.

“Tani është e qartë që jemi në kushtet e Sudes kur doli dhe tha që kjo ishte loja, me ndryshimin që tek SHQUP-i nuk po del njeri dhe të thotë që kjo ishte loja, por faktikisht njerëzit e kanë kuptuar që kjo ishte një lojë”./Respublika

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here