Luan Rama takon ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Krimi i politikanëve, neglizhimi i rreziqeve!

0
166

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka takuar në Londër ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson.

Rama shfaqi kënaqësinë e tij për këtë takim të ardhur pas 16 vitesh, si dhe rikujtoi bashkëpunimin e tij të frytshëm me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

“Ishte një kënaqësi e madhe për mua të takoja sërish pas 16 vjetësh një mik të vyer të Shqipërisë, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lordin Robertson, me të cilin kam patur fatin të kem një bashkëpunim shumë të mirë gjatë periudhës kur shërbeja si Ministër i Mbrojtjes në vitin 2002, në qeverinë e Kryeministrit Pandeli Majko”, tha Luan Rama.

Ai bëri të ditur se Robertson theksoi në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor  se është shumë e rëndësishme të nxjerrim mësim nga e kaluara dhe të mos heqim dorë nga përvojat e suksesshme të së shkuarës.

“Praktika kur një gjeneratë e re politike që vjen në qeverisje, e fillon çdo gjë nga zeroja, është e gabuar dhe e dëmshme”, citoi Rama.

Ai madje veçoi në ligjëratë të drejtë edhe një shprehje të tij:  “Krimi më i madh që mund të bëjnë politikanët, është të neglizhojnë rreziqet!”

Rama bëri me dije se ish-Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s u interesua për zhvillimet në Shqipëri si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të rolit të Shqipërisë si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here