Ngjarje e rëndë në Korçë/ Vjehrri qëllon me mjete të forta ish-dhëndrin

0
203

Një 54 vjeçar ka plagosur dhëndrin e tij me mjete të forta në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku 54 vjeçari Nizami Bezat, ka qëlluar me mjete të forta duke e plagosur rëndë dhëndrin e tij 25 vjeçar S.M, i cili ëhstë dërguar menjëherë në spital.

Pas ngjarjes 54 vjeçari është shoqëruar në polici. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për konflikte familjare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2018, rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë-Korçë, ka ndodhur një konflikt midis shtetasit Nizami Bezat, rreth 54 vjeç, banues në Kamenicë dhe ish-dhëndrrit të tij shtetasit S.M, rreth 25 vjeç, banues në Kamenicë.

Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezat, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here