Rama i “përvishet” qytetarit: Njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi!

0
210

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rubrikës “Përgjigjaime” i ka kthyer përgjigje një qytetari, i cili shkruan se nëpërmjet disa vizitave në familjet e varfëra ai nuk do mundet ta shuajë skamjen që ka pllakosur vendin.

Më tej qytetari kërkon të dijë se ku ishte Kryeministri këto  pesë vite ku familje specifike kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente, ndërsa në fund të komentit të tij, në ironi e sipër e ka falenderuar  Ramën.

Pas këtij komenti Kryeministri nuk e ka kursyer përgjigjen e tij me shpjegime deri në detaje.

Rama ka pranuar se vizitat e tij nuk do të shuajnë skamjen në familjet e varfëra, por do t’u japin atyre shpresë dhe asesi nuk janë humbje kohe.

“Unë nuk kam se si ta mendoj se do të shuaj skamjen me vizitat në shtëpitë e atyre që jetojnë në kushte skamje, po unë nuk mendoj as se këto vizita janë humbje kohe siç shkruan ti”,- shkruan Rama ndër të tjera.

Më tej Rama thotë: “Falenderimet e tua kanë qenë të pamerituara. I rënë me këmbë në tokë unë kam qenë me kohë e me vakt dhe sa e kam shkelur unë me këmbë kryq e tërthorë Shqipërinë, nuk e kanë shkelur të gjithë politikanët sëbashkë në 30 vite afro të kësaj historie.

Ia njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi dhe jetoj më realitetin e njerzëve të zakonshëm të këtij vendi aq sa nuk të vë dot faj as ty dhe as kujtdo që se ka idenë se sa gabon kur mendon të kundërtën”.

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here