Thashetheme për divorc, flet çifti Beckham

0
149

Victoria Beckham ka festuar 10 vjetorin si ikonë e modës më revistën Vogue.  Ka kaluar një dekatë që kur stilistja lançoi linjën e saj të veshjeve, e cila solli një ndryshim në botën e modës.

Veshjet e saj sot shiten në më shumë se 50 vende të botës. Në javën e modës në New York nuk mungojnë asnjëherë tendencat e reja të modes që Beckham sjell.

Gjatë setit fotografik, ajo është shfaqur e buzëqeshur dhe duke krijuar situata komike, një anë e saj që rrallë herë e shohim.

Victoria  pozoi për revistën prestigjoze së bashku me bashkëshortin David dhe 4 fëmijët e saj Brooklyn, Romeo, Cuz dhe Harper.

Në këtë mënyrë ka hedhur poshtë dhe thashethemet se martesa e saj ka marre fund.

Gjatë intervistës për Vogue 44-vjeçarja tha se njerëzit kanë thënë shumë gjëra për marrëdhënien e saj për gati 20 vite.  Çifti Beckam tha se këto  thashetheme, të cilat i quajti absurde, nuk ndikojnë tek marrëdhënia e tyre. Victoria tregoi se të vetmit që preken janë fëmijët dhe njerëzit e afërt të tyre.

Familja Beckham gjithmonë është shfaqur e bashkuar dhe e lumtur. David nuk heziton që herë pas here të hedhë foto më të bijen, teksa kujdeset për të, duke e nxjerrë shëtitje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here