Nis Kuvendi, mazhoranca ndjek e vetme rendin e ditës

0
161

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet seanca parlamentare e së enjtes, e dyta për këtë sesion parlamentar, por pa praninë e opozitës.

Vetëm deputetët e mazhorancës kanë hyrë në salllë dhe kanë nisur diskutimin sipas rendit të ditës. I pari e ka marrë marrë fjalën Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj lidhur me aktin normativ për Buxhetin e vitit 2018.

Opozita ndërkohë i është drejtuar qytetit të Elbasanit për një takim të jashtëzakonshëm për të sensibilizuar opinionin për situatën e rëndë kriminale në vend.

Jo më larg se mbrëmjen  e së mërkurës, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bëjnë luftë me bandat, por me qeverinë që i mbështet ato.

“Ne nuk kemi punë me krimin në politikë, – tha Basha në “Fakt”, – se ne nuk kemi as Polici, as Xhandarmëri tonën, por ne kemi punë me qeverinë që është gjysma e bandës.

Ne me bandat, luftë nuk bëjmë dot, por me qeverinë që mbështet bandat po! Luftë politike deri në rrëzimin e saj dhe zëvendësimin e saj me një qeveri e cila ka vullnetin, planin dhe vendosmërinë për të rivendosur rendin publik, për të çliruar Shqipërinë nga zgjedha e krimit të organizuar dhe për t’i dhënë Shqipërisë një cikël normal sigurie, rendi dhe zhvillimi ekonomik.

Jo luftë me bandat, por luftë me qeverinë që mbështet bandat!

Sepse siç e thashë, partia politike nuk është detashment ushtarak, nuk është polici alternative, nuk ka forcë paramilitare, por luftë politike me qeverinë për ta zëvendësuar bashkëqeverisjen me krimin me një qeveri që e lufton, që ndëshkon dhe nuk e mbron e bashkëpunon me krimin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here