Megi Topalli ka ndarë një foto speciale në rrjetet sociale. Vajza e Jozefina Topallit duket se po ndjek pasionin e madh të së ëmës, politikën.
Ajo ka takuar ish kryeministrin italian Romano Prodi gjatë një konference ku ka qenë pjesëmarrëse. Foton e ka shoqëruar edhe me elozhe për politikanin e dashur nga shqiptarët.
“Sot në ditën e dytë të konferencës isha e nderuar të takoja një ndër europianistët më të mëdhenj të kohës. Përveçse një profesor i madh i ekonomisë, ish kryeministër i Italisë, President i KE dhe mbështetës i vendit tim në procesin e integrimit” shkruan Megi në facebook.
Po per spiune a do i ngjaj se jemes kjo cuca???