Rrokaj: Jo improvizime e fasada në arsim

0
185

Deputeti i LSI Shazai Rrokaj ne nje interviste per News 24 ka folur per arsimin, ku shpreh se qeveria dhe ministria duhet te lere fasadt dhe improvizimet.

Intervista e Deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj për News 24.

 

Ministrja Nikolla u shpreh se më përpara për klasat kolektive  as nuk flitej, kurse tani është problem por tregohen edhe synimet. Një gjykim tuajin…

Klasat kolektive nuk janë një fenomen i ri. Kanë ekzistuar dhe në vitet 90 ku përfshiheshin ato zona që ishin shumë të largëta dhe ku natyrisht ishte shumë e vështirë të krijohej numri i duhur i nxënësve për të krijuar atë që quhet numri i nxënësve për klasë që eshtë 25-30 nxënës. Ikjet masive të popullsisë aktive të Shqipërisë ka çuar në pakësim të numrit të nxënësve në shkolla. Që do të thotë nga 2016-2017 në sistemin parauniversitar nga 536 mijë nxënës u regjistruan 514 mijë nxënës. Kjo përkthehet 2 mijë nxënës për klasë se janë rreth 12 klasa. Që do thotë se numri i nxënësve bie, po ta pjestojmë me 25 deri 30 në klasë i bie rreth 70 klasa në vit shuhen.  Nga vjen kjo? Janë si rezultat i pakësimit të numrit të nxënësve në shkolla që kryesisht shpjegohet jo thjesht me pakësimin e lindjeve. Sigurisht dhe pakësimi i numrit të lindjeve sepse popullsia aktive deri në 45 vjeç me të cilin lidhet dhe shtimi i popullsisë, pra sistemi parauniversitar, fëmijët ka ikur nga Shqipëria. Dhe kjo ka çuar në krijimin e klasave kolektive. Klasat kolektive mua më vjen mirë që ndërmerren politika sepse klasat kolektive janë zgjidhja e fundit që duhet të japë shkolla. Se ne e dimë që cilësia në klasat kolektive eshtë përtokë. Demografia dhe relievi shqiptar eshtë i tillë që nuk favorizon zhvendosjen e fëmijëve sidomos në zonat e tërhequra. Ne nuk kemi një fshat sot me rrugë të asfaltuara. E ca më pak me ato që quhen mjete transporti, pra mungon logjistika, infrastruktura dhe fenomeni ka prekur kryesisht fshatin sepse fshati eshtë lënë nga të gjitha qeverisjet por edhe nga kjo në sytë e Zotit.  Njerëzit nuk kanë zgjidhje, nuk ka ujë. Nuk ka shëndetësi. Nuk ka rrugë. Nuk ka impiante për ujërat e zeza pra është shumë e vështirë. Pra nuk ka politika të qëndrueshme. Dhe kjo ka sjellë që hapi parë të jenë klasat kolektive, hapi i dytë që po ndodh tani eshtë mbyllja e shkollave. Vlora, Fieri në llogaritë e mia janë mbi 120 shkolla që rrezikojnë të mbyllen. Pra rigrupimi i nxënësve të disa klasave për shkak të mosplotësimit të numrit dhe kjo automatikisht shpie në daljen papunë të mësuesit. Atë që duhet të bëjë qeveria dhe duhet të bëjë shteti sot, mësuesit pavarësisht nga numri i nxënësve në fshatin përkatës ia vlen më shumë që mësuesit të jenë atje dhe të mësojnë edhe me pak nxënës se e lejon numri përkatës për klasë sesa ti rigruposh nxënësit në klasat kolektive dhe të mbyllësh shkollat. Ështe një politikë shumë e drejtë sepse edhe fakti që ne në zonat urbane kemi 25-30 kjo thjesht edhe për efekte, se nuk kemi mundësi të kemi 3 mësues për një nxënës. Pra luksi i madh është që mësuesi mos të dali papunê por të shërbejnë qoftë dhe me minimumin e numrit të mundshëm të nxënësve në zonat e tërhequra. Mësuesit në detyrë, shkollat nuk duhet të mbyllen dhe a ka mundësi që të pakësojmë maksimalisht klasat kolektive dhe jam dakord me ministren në Facebook. Sepse klasat kolektive janë pothuajse mësim i thënçin. Sepse bashkohen klasa të viteve të ndryshme dhe koha është e pamjaftueshme.

Ditën e djeshme kemi folur për shpërndarjen e librave falas për shkollën fillore dhe për kategori të caktuara për klasën e 9. Kemi ndjekur dhe akuzat e opozitës se mbrapa qëndron një mashtrim nga ana e kryeministrit. Cili eshtë opinioni juaj?

E para njëherë nuk ka dhe nuk mund të dalë asnjë urdhër që të detyrojë familjarët të paguajnë nëse e keqpërdorin atë apo nuk e kthejnë sepse ligji thotë që tekstet janë falas dhe falas janë në të gjithë Europën. E dyta ta themi hapur që tekstet për këto 4 vite por kërkesa e opozitës ishte për  9 vite falas. Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme e opozitës, shoqëria duhet tja njohë këmbënguljes së opozitës për të pasur tekste falas njësoj si gjithë bashkëmoshatarët e Europës ku ne jetojmë. Çështja e dytë, ka vende që i kthejnë tekstet por ne shqiptarët kur është puna për të marrë një model e citojmë por kur eshtë puna për ta bërë ashtu siç duhet ne nuk e bëjmë .Dhe duhet të sqarohej fala dhe me kthim të librave…Falas dhe me përdorim janë dy koncepte dhe dy qëndrime ligjore krejt të ndryshme. Falas do të thotë që malli është i yti.

Zëvendës ministrja u shprehur dje që është e njëjta gjë…

Zëvendës ministrja ka mendimet e veta, por unë jam ligjvënës, jam profesor universiteti, jam intelektual dhe në ndjeshmërinë time ligjore qytetare falas do të thotë jo në përdorim. Sepse librat kur jepen në përdorim kanë një ligj të caktuar, kurse ky ligj që doli ka të bëjë me pjesën falas. Ky ligj që doli është falas, shumë i drejtë sepse ne nuk duam që tekstet të mbahen qoftë edhe  pa u hapur për t’u kthyer apo të përdoren si një mjet dekorativ. Por tekstet duhet të përdoren nga nxënësi që ai të mësojë me ta, të bëjë dhe të marrë shënime mbi ta. Të gjithë kemi mësuar me shënime. Me laps apo me stilolaps ai e bën siç e mendon se mund të studiojë më mirë. Dhënia e shembujve të tillë si Franca, do ju them dhe diçka tjetër në lidhje me Francën, lidhur me celularët. Franca vërtetë i kthen librat, por botimi kostoja dhe cilësia e prodhimit të këtyre librave është e tillë që ato janë rezistent. Tek librat tanë shtëpitë botuese nuk kanë prodhuar libra që të kenë një rezistencë përtej marzhit një vjeçar të vitit shkollor. Pra në qoftë se do të ishte kështu le të prodhonim me cilësinë e letrës që duhet, me të gjitha mjetet e tjera, t’i pajisim me stilolaps nga ato që fshihen. Ne nuk kemi prodhuar tekste në shqip që vlejnë më shumë se një vit. Pra problemi i parë është ligjor që falas nuk do të thotë në përdorim, falas do të thotë në përdorim. Dhe këtu nuk mund të merret Franca si shembull sepse kostoja që shpenzohet për prodhimin e një teksti në Francë është e tillë që cilësia e tij garanton rezistencën gjatë gjithë kohës. Unë po marr një shembull tjetër. Mund ta marrim edhe Francën si shembull, duke qenë se u mor për celularët. Ju e dini që më 30 korrik ministrja e arsimit me një urdhër tha që ndalohen celularët nëpër shkolla. Por Franca kur Asambleja Kombëtare mori vendimin për celularët kishte hapur një debat disa vitesh, një debat që kishte përfshirë struktura dhe institucione që bënin studime statistikore mbi masën e përdorimit të celularëve të cilat kishin shkuar nga viti 2011 ku ishte shifra 2 përdorues për 10 nxënës, ndërsa në vitin 2018, 9 nga 10 nxënës përdornin celular, e para. E dyta ishin ndërmarrë studime nga pikëpamja psikologjike. Ishin ndërmarrë studime nga pikëpamja e kategorive që duhet të përfshiheshin në mbajtjen e celularëve. Dhe u bënë 2 ligje, një në 2010 dhe tjetri në 2018. Po pse Franca bën një ligj dhe ne nxjerrim vetëm një urdhër me një pikë? Sepse në atë ligj duhej një debat publik mbi të drejtën që ka individi për informim dhe komunikim. Celulari është mjet komunikimi dhe mjet informimin mbi të drejtën e pronës. Si mund t’ia marrë një mësues celularin, po thoshte kryeministri tani që mund t’ia marrë atë, por si mund t’ia marrë? Celulari është pronë e nxënësit. Si mund t’i futë duart në çantë për t’i marrë celularin? Ku do t’i mbajnë celularët këta? Ku , në cilat ambiente do përdoren dhe nuk do përdoren celularët? Cilat kategori mund t’i përdori celularët? Sepse ligji francez shpjegon edhe kur mund të përdoren celularët dhe ku mund dhe nuk mund të përdoren. Pra e kam fjalën që është mirë të bëjmë dhe të ecim sipas vendeve të unionit ku ne kërkojmë të integrohemi, por ajo që ka më shumë rëndësi është procesi, hapja e debatit me nxënës, prindër, mësues. Për shembull ligji francez e lejon mbajtjen e celularit tek nxënësit që kanë probleme fizike. Pra të shikohen gjërat më gjerë. Prandaj nuk mjafton këtu të bëjmë një qeverisje në arsim sepse arsimi duhet të dalë jashtë politikës. Është çështje kombëtare. Nuk duhet bërë politikë me arsimin dhe unë ua them me shumë sinqeritet, asnjëherë nuk kam dashur ta përdor arsimin për të bërë politikë në kuptimin e ngushtë të fjalës. Por duhet bërë ajo politikë që i vlen arsimit dhe politika që i vlen arsimit është heqja dorë nga fasadat. Shikoni portalin. Kalon në ligj portali “Mësuar për Shqipërinë.

Për këtë dua t’iu pyes profesor. A ka sjellë diçka të mirë kjo që të përzgjidhen mësuesit përmes portalit? A është e drejtë një gjë e tillë dhe a ka sjellë përmirësim në cilësinë e mësimdhënies? Ministria e Arsimit e quan këtë dhe qeveria pa diskutim, një arritje sepse tashmë ka mësues më të mirë, më të kualifikuar

Sipas statistikave dhe prononcimeve të BE, administrata publike shqiptare nuk është zhveshur nga ndikimi politik që do të thotë se portali i parë në vetvete dhe për vetvete është shumë i mirë është shumë i mirë nëse ai nuk do të kishte ndikimin e drejtëpërdrejt të politikës. Mësuesit e dinë fort mirë sesi merren politikisht. Për fat të keq politika ende vazhdon, sepse ka qenë dhe më parë, dhe kur kemi qenë ne, ka vazhduar në emërimet e mësuesve, të drejtorëve e kështu me radhë. Ende arsimi nuk është larguar për fat të keq nga ndikimi i politikës. Shikoni ligjin e arsimit parauniversitar. Po e dini ju sesi mund të largohet një mësues nga puna? Për hiçgjë. Edhe për një fjalë, për një ankesë prindi. Merr drejtori mbledh bordin. Ju e dini që në bord ka më shumë specialistë jashtë lëndës sesa brenda lëndës. Dy janë profesionist, tre nuk janë. Ajo që duhet të bëjmë ne, duhet të heqim dorë nga fasadat. P.sh, thuhet shkolla qendër komunitare, po ju e dini sesa nxënës marrin pjesë në qeverisjen e shkollës. Me statistika, këto, 3-5%. Ose ndërmerret reformë, quhet reformë, në mes të vitit nga 6 lëndë bëhen 3 lëndë. Por nuk mund të pritej fillimi i vitit akademik? Sepse mësuesi i ka shumë të vështirë që ti bashkojë dy orë aq më tepër nga pikëpamja tematike kur një pjesë e mësimit është bërë. Pra të gjitha këto krijojnë një çoroditje. Ka tekste eksperimentale, vërtet ne kaluam në një ngushtim të masës së teksteve për klasa por ka një problematikë shumë të madhe. Unë jam autor teksti. Programet janë shumë të ngjeshura. Kanë informacion të tepërt. Nuk i lënë kohë nxënësit të mendojë me mendjen e vetë. Sepse ia shpenzojnë gjithë kohën me informacione të panevojshëm për moshën që ai ka dhe për shpresën që ai ka. Dhe kanë shumë përsëritje nga klasa në klasë. Përseritje e jashtëzakonshme, përsëritje e termave. Ndaj kanë nevojë të lehtësohen dhe në mënyrë që ti jepet kohë të menduarit kritik, ti jepet kohë nxënësit të mendojë, të reagojë.

E keni fjalën në përgjithësi apo në vite të caktuara?

Në të gjitha vitet, ky është problemi i shkollës, i konceptimit të shkollës. P.sh matura shtetërore që në kohën e qeverisjes Berisha vazhdojnë të jepen 5 provime.  Po pse duhet të jepen 5? Atëherë u përcaktuan 5 sepse për çdo provim kishte një të pestën e sasisë së pikëve. Tani atë nuk e ka. Pse duhen 5 provime? Pse jo 2 provime siç ndodh rëndom në të gjitha vendet. Të jepet Matematika që zakonisht është në traditën e shkollës dhe Gjuhë Letërsia. Nuk ka pse të jepen 5.Ose vënia e notës 6 si prag për vazhdimin e universiteteve. Çfarë ka krijuar? Ka krijuar fiktivitet. Vetë statistikat e ministrisë së Arsimit tregojnë që fiktiviteti është rritur në shkolla. Që do të thotë mësuesit për ti dhënë nxënësit notën mbi 6 që ti japë akses në universitet, janë pakësuar nxënësit me 8% për 2 vite. Nxënësit nën notën 6 dhe janë shtuar me 8% ata mbi notën 6.

Dua tu pyes, në nisje të këtij viti shkollor por dhe të vitit akademik. Cilat janë ato që i caktoni ju si pedagog probleme të arsimit?

Unë po i rreshtoj. E para për shoqërinë shqiptare problemi më serioz është frenimi i ikjes  dhe braktisjes që është një fenomen disi  përtej shkollës por që prek dhe shkollën. E dyta analfabetizmi funksional i cili shkon sot me statistika të USAID-it, shkon rreth 65 mijë nxënës, drejt 13% e nxënësve kanë braktisur sistemin parauniversitar. Ajo që ka rëndësi për shkollën tonë është që në të jemi një shoqëri që projektojmë zhvillimin e vendit. Pra të kemi një strategji afatmesme të zhvillimit të vendit, e cila duhet të shkojë në proporcion të drejtë me strategjinë e formimit, që do të thotë kurrikula shkollore, çfarë formojmë në funksion të zhvillimit dhe strategjinë e punësimit. Në qoftë se ne kërkojmë vërtet të ndërtojmë një përshtatshmëri. Duhet të bëjmë si gjithë vendet e botës 5% e prodhimit të brendshëm bruto për arsimin. Të gjitha vendet e bëjnë. Në strategjinë e Arsimit Parauniversitar në vitin 2014 kur ne si forcë politike ishim në qeverisje është thënë që në vitin 2018 për arsimin  do të shpenzohej 5% e prodhimit të brendshëm bruto. Kjo qeveri nuk shpenzon, me gjithë debatin që është bërë në parlament, më shumë se 3% të PBB, aq sa ishte parashikuar vetëm për Arsimin Parauniversitar. Si përkthehet kjo? Kjo përkthehet që paga më të ulëta për mësuesit, paga më të ulëta për pëdagogët, shpezime më pak, bursa e drejtë studimi me pagesë për masterat dhe me pagesë disi dhe për bachelorin. Dhe nëqoftë se ne do ta fillojmë me të vërtetë integrimin në Europë duhet ta fillojmë me ato parametra që ka vetë Europa. 5% për arsimin, sikundër vetë është përcaktuar në strategjinë e qeverisë së mëparshme dhe që  do të realizohej që këtë vit. Duhen ndërmarrë reforma të rëndësishme në fushën e teksteve për lehtësimin e tyre, eleminimin e përsëritjeve, për heqjen e informacioneve të panevojshme për nxënësit dhe këtu ne i përgjigjemi asaj që vërtet BE ka vlerësuar. Shqiptarët janë populli që shpenzon më shumë për arsimin. Dhe shpenzimet për Arsimin dhe për burimet njerëzore janë investime që kanë impakt zhvillimi më të shpejtë se çdo sektor tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here