E rëndë/ Ndahet nga jeta gazetarja e famshme, humb betejën me kancerin

0
264

Ka ndërruar jetë gazetarja e njohur e BBC pas betejës me kancerin. Bëhet fjalë për Rachael Bland e cila u nda nga jeta në moshën 40 vjeçare.

Nëna e një djali e cila ishte e sëmurë nga kanceri i gjirit, frymëzoi mijra njerëz që e përshëndetën për trimërinë e saj ndërsa luftonte me sëmundjen vdekjeprurëse.

Këtë mëngjes në llogarinë e Bland në Twitter familja e saj shkroi: ‘Bukuroshja jonë guximtare Rachwel vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e saj. Jemi të shkatërruar por ajo do të dëshironte që të falenderoja çdokënd që ishte I interesuar për historinë e saj ose që I dërgonte mesazhe mbështetëse. Nuk e keni idenë se sa të rëndësishme ishin ato për të. Steve dhe Freddie xxx.’

Të hënën ajo i tha botës se kishte shumë pak ditë jetë dhe tregoi pregatitjet e fundit shumë tronditëse që ajo bëri për familjen e saj ndërsa përballej me jetën. Familja konfirmoi vdekjen e saj këtë mëngjes në orën 3.Bashkëshorti i saj Steve tha për BBC: ‘Vdekja e Rachael la një boshllëk të madh në familjen tonë të vogël që nuk do të mundim ta mbushim kurrë. Ajo ishte shumë e talentuar në punën që bënte po ashtu një motër, vajzë, hallë,mbesë dhe grua e dashur por më e rëndësishmja një nënë shumë e vyer për Freddin.’

‘Në momentet e fundit edhe pse trupi i saj ishte shumë i dobët, zëri i saj ishte shumë i fuqishëm. Rachel ishte dhe do të jetë një frymëzim për këdo që ajo ka takuar. Për ne ajo ishte perfekte dhe do të na mungojë pa masë.’

Bland tregoi para se të vdiste se kishte pregatitur 18 dhurata për Freddien për ditëlindjen e tij deri në moshënm 21 vjeçare , por ende nuk dihet nëse arritri që ti përfundonte kujtimet e saj të quajtura- “Për Fredin”- të cilat ajo nisi ti shkruante për të që ai të mos e harronte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here