Washington Times publikon skandalet e Lu-së në shërbim të Ramës

0
513

Shkrimi i Washington Times që denoncoi ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili sapo ka lënë detyrën në Tiranë, ambasadoren e emëruar Kathleen Kanavac dhe zv. ambasadoren e re Steel si diplomatë që punojnë kundër interesave të Presidentit Trump në Shqipëri, nuk përfundon me kaq.

Në të njëjtin shkrim, gazeta prestigjioze Washington Times paralajmëroi se nesër do të ketë një shkrim tjetër që zbulon, sipas saj, sesi ambasadori Donald Lu ka mbështetur axhendën e kryeminsitrit Edi Rama, veçanërisht për reformën në drejtësi.

“Ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.”-thuhet në shkrim, i cili citon disa burime për të pohuar se “Ish ambasadori Lu po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.”

Shkrimi analizon edhe qëllimin e qëndrimit të tejzgjatur privat dhe instruksioneve të Donald Lu për stafin e ri të ambasadës së SHBA në Tiranë.

“Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër. “- shkruan Washington Times.

MË POSHTË SHKRIMI I PLOTË I WASHINGTON TIMES

Diplomatët e SHBA në Shqipëri, hapur si antibesnikë ndaj Trump

Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros në Shqipëri kërkon të mbështesë axhendën e socialistëve

Tiranë, Shqipëri –Ish-Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu, i cili u bë i njohur për imponimin e një axhende mbi popullin shqiptar veproi si një Car në mbështetje të qeverisë socialiste, nën udhëzimet e Xhorxh Sorosit, në një nga vendet më proamerikane në botë. Ne kemi dokumentuar më herët këto veprime të çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu në Tiranë përfundoi para pak kohe dhe ai është riemëruar, në mënyrë interesante, ambasador në Kirgistan, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trumpët e majtë, emërimet e Obamës në Departamentin e Shtetit, janë akoma aktivë në Shqipëri, duke treguar hapur mungesë respekti për Presidentin amerikan, edhe pse detyra e tyre është t’i shërbejnë interesit te tij dhe për t’i raportuar direkt presidentit, që nënkupton zbatimin prej tyre të politikave të administratës Trump në botë.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i ambasadës në Tiranë deri sa mbërrijë ambasadorja e re. Por postimet e kohëve të fundit të saj në Tëitter nxjerrin në pah axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo ka shpërndarë në Tëitter një postim të ish-kreut të FBI të shkarkuar dhe disktredituar, James Comey, i cili kishte shfryrë në postim kundër Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e ambasadës amerikane në një vend të huaj që në mënyrë aktive minon axhendën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme që dalin nga Shtëpia e Bardhë, duke e ditur se ambasada e tyre në Tiranë nuk do t’i zbatojë kurrë ato, dhe madje do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po kthehet në një vend strategjik, duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në pikëpyetje. Qeveria aktuale shqiptare është e zhytur në trafiqet e drogës dhe në krim, por e majta në SHBA ende e mbështet atë, madje duke mbyllur një sy ndaj veprimeve të paligjshme të kësaj qeverie. Por pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh në këtë situatë.

Presidenti Trump emëroi Kathleen Kavalec të jetë ambasadorja e re në Shqipëri.

Ajo është përmendur në një hetim të kohëve të fundit të Shtëpisë së Bardhë të si një nga punonjëset e Departamentit të Shtetit që ka folur me Christopher Steele për dosjen e rreme që ai krijoi për Presidentin Trump për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mund të mos ketë rënë në lojën e saj, pasi seanca e konfirmimit të saj papritmas u shty.

Ndërkohë ish-ambasadori Lu ndodhet ende në Shqipëri, çuditërisht, duke mos u kthyer në Shtetet e Bashkuara, edhe pse nuk ka më detyra zyrtare në Tiranë.

Burimet na thonë se po vepron kështu për të “përgatitur” stafin e ri të ambasadës, duke u dhënë atyre udhëzimet sesi “të promovojnë” kryeministrin socialist Edi Rama në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të çimentuar axhendën e Barack Obamës në vendin e vogël ballkanik.

Qëllimi është të trumbetohet Edi Rama si “udhëheqës i madh” dhe se “reforma në drejtësi” e shtyrë nga z. Lu ishte një sukses i madh. E gjithë kjo duke injoruar efektet e vërteta të këtij procesi që ka çuar vendin të jetë pa gjykata dhe me krim të organizuar galopant. Më shumë mbi këtë çështje nesër.

Demokratët, miqtë e Obamës, do të bëjnë gjithçka për pushtet. Ata nuk kanë turp. Sigurisht, ata nuk kanë profesionalizëm, njësoj siç tregoi aktiviteti në mediat sociale i Leyla Moses-Ones.

https://www.washingtontimes.com/news/2018/aug/22/us-diplomats-albania-flout-disloyalty-trump/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here