‘Jam shtatzënë’, e dashura surprizon Shpatin, ai largohet në mes të emisionit

0
269

Këngëtari shumë i dashur për publikun dhe i shumë komentuar në media e rrjete sociale, Shpat Kasapi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Kojshia show” ku gjatë intervistës i ndodhi një e papritur. Një vajzë hyri në mes të emisionit dhe u ul pranë Shpatit. Vajza u shpreh se ajo është modele dhe e dashura e këngëtarit.

“Unë me Shpatin kemi diçka pak më të ngushtë, janë gjëra serioze, familjare, i kemi hyrë shumë thellë muhabetit, është serioze kjo temë. Thjesht Shpati nuk do ta pranojë, nuk e di se cilat janë arsyet. Ne po presim një bebe”, u shpreh vajza.

Shpati u vendos në siklet dhe qeshi duke thënë se e kuptoi që ishte kamerë e fshehtë. Mirëpo këngëtari nuk e pranoi dot këtë lojë dhe u largua nga emisioni, ndonëse moderatori i kërkoi me ngulm të qëndronte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here