Sherri në Portin e Durrësit/ Ja çfarë ndodhi…

0
204

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në terminalin e pasagjerëve me tragetin GNV dhe pamjet e nxjerra nga rrjetet sociale. Pas disa orë pritje, pasagjerët të cilët nuk kanë marrë një përgjigje lidhur me arsyet e vonesës, janë përplasur me rojet e sigurisë së portit.

Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme Detare thotë se shkak i vonesës është bërë një defekt në kondicionerët e tragetit, dhe ndaj kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët.

REAGIMI I PLOTË:

Si rezultat i fluksit të madh të hyrjeve dhe rrugëve ekspres dy herë në ditë që bëjnë tragetet me datë 09.08.2018 trageti GNV ka pësuar defekt në kondicionerët e tragetit dhe kapiteneria nuk ka lejuar tragetin që të marrë pasagjerët. Si rezultat i kësaj vonese edhe në dy ditët ne vazhdim është krijuar vonesa nga ky traget. Më datë 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonesë nga Bari me 3 orë dhe për të mos vonuar pasagjeret është kërkuar që të behet imbarkimi, por me rregull.

Fluksi në hyrje të tragetit ka qenë i madh dhe pasagjerët kanë tentuar të shtyjnë forcat e sigurisë të tragetit dhe të hyjnë forcërisht në traget. Pasi janë ndaluar nga siguria e tragetit, ata janë qëlluar nga pasagjerët dhe ka ndodhur një konflikt.

Për këtë ngjarje kapiteneria e Portit Durres ka kërkuar shkarkimin e personit të sigurisë për sjellje të dhunshme dhe është bërë në moment nga kapiteni tragetit. Gjithashtu agjencisë GNV i është tërhequr vëmendja për sjelljen e personelit ndaj pasagjerëve, dhe po monitorohen ekuipazhi i të gjitha trageteve për sjelljet ndaj pasagjerëve dhe nuk do të tolerohet asnjë rast i tillë.

Sot komiteti i sigurisë portit po bën analizën e ngjarjes për të përcaktuar veprimet e forcave të rendit dhe atyre të sigurisë portit, të cilat kane ndërhyrë më vonesë dhe nuk kanë bllokuar autorët e ngjarjes dhe për të përcaktuar detyrat për secilin institucion.

Ju bëjmë thirrje pasagjereve se për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm do ketë edhe vonesa dhe defekte, prandaj të ruajnë qetësinë dhe rregullin në terminal dhe në port.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here