Zjarr në zyrat e AKSHI-t në Tiranë, raportohet se…

0
302

TIRANË- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një objekt pranë Kryeministrisë.

Bëhet e ditur sipas informacioneve paraprake ku raportohet se ka marrë flakë kabulli elektrik në zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit që kanë vendosur situatën nën kontroll. Në vendin e ngjarjes ndodhet një makinë e forcave zjarrfikëse. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikset në vendin e ngjarjes

Njoftimi i plotë i policis për ngjarjen:

Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:20, në rrugën “Papa Gjon Pali 2”, në ambientet e një zyre ka rënë zjarr, ku paraprakisht dyshohet nga mbingarkesa në kabëllin elektrik.

Ka vetëm dëme materiale.

Po punohet për fikjen e zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here