Kërcënime politike/ Reagon Manjani: “I qenkan sulë në kor një gjykatësje të Vlorës”

2
439

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagon për atë që e quan si sulm në kor të qeverisë, ndaj gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Sipas Manjanit, kjo tregon kapje të Vetting-ut. ”As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses. Vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prap nuk bëhen publike”,-shkruan Manjani në facebook.

Postimi i plotë

I qenkan sulë në kor një gjykatësje të Vlorës sot.

Kryeministri,
(Krye)Ministri i Brendshëm,
Zv.ministri i Drejtësisë.

Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë Vetting-u! Dhe thonë pastaj që Vetting-u është “i pavarur”!!! As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses.

Vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prap nuk bëhen publike. Aq më keq kur shfaqen si kërcënime ndaj një pushteti që Kushtetutshmërisht është i pavarur. Nejse, të paktën pranojnë vetë se kontrollojnë Vetting-un, se na hapën barkun me medemek pavarësinë e tij!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Ca eshte ky idiot? Po ke qen minister drejtesia o budalla si mund te dalesh dhe te flasesh kshu per nje vendim te paligjshem se le nam. Turp e faqe e zeze per ne qe te kemi pasur ty minister

  2. Kta shyqyr zotit qe kane fb dhe i shprehin aty budalleqet e tyre. Po ate trurin e vogel pse nuk e ven ne pune apo e kane per te menduar vetem per te ngren buke dhe menduar se ca do vjedhin?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here