Arrestohet një shqiptar në Itali, grabiti 10 mijë euro…

0
187

Për dy vite, karabinierët e Nor di Tortona në Itali janë vënë në ndjekje të shqiptarit Mirijan Musteqjia, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në grabitjen e 10 mijë eurove në një sallë bingo në komunën Tortona, në prill 2015. Këtë të mërkurë, mediat italiane raportojnë se ai është arrestuar.

Ditën e ngjarjes, dy persona të maskuar u futën në sallën e basteve në rrugën “Arzani“ dhe terrorizuan kasieren e punonjësen e pastrimit me një pistoletë. Pasi morën paratë, dy grabitësit u larguan nga vendngjarja me një “Opel Astra”, të drejtuar nga një bashkëpunëtor.

Në një kohë të shkurtër, efektivët identifikuan e arrestuan dy nga tre personat e përfshire në grabitje. Ndërsa Musteqjia u arrit të arrestohej në Gura V?ii, një zonë me rreth 6.000 banorë në Bacau të Rumanisë, dy vite pas krimit.

Raportohet se shqiptari, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti europian, u arrestua më 31 korrik e më pas u ekstradua në Itali, ku u dërgua në burgun “Rebibbia” në Romë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here