Alarm nga zjarret në Shqipëri, ja zonat më të rrezikuara

0
131

Temperaturat e larta të shënuara ditët e fundit rrezikojnë rënien e zjarreve në disa qarqe.

Më të rrezikuara janë qarqet, Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë dhe Gjirokastër.

Rreziku nga zjarret në këto ditë ku temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbetet evident. Instituti i Gjeo-shkencave publikon një raport të detajuar duke dhënë informacion mbi qarqet më të rrezikuara nga rënia e zjarreve. Sipas këtij raporti, në Gjirokastër dhe Korçë rreziku është më i ulët.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë dhe qarku Gjirokastër.

Ministrja e Mbrojtjes thotë se këtë verë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here