Pasqyra e një javë/ Ngjarjet më të spikatura dhe të përfolura të javës që lam pas

0
153

Pasqyra javore

Ngjarjet më të spikatura dhe të përfolura të javës që lam pas.

  • DASH i heq maskën Ramës!!

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, që edhe këtë vit është tepër i ashpër. Në të mbizotërojnë shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.  Me shqetësim raportohen dhe projektet e partneritetit publik privat, të cilat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

http://www.standard.al/2018/07/30/dash-i-heq-masken-rames-ja-si-favorizohen-bizneset-me-lidhje-politike-problem-ppp-te/

  • Pas Teatrit, presidenti Meta rrëzon edhe ligjin që ulte taksat për bixhozin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të kthejë në Kuvend për ndryshime të tjera edhe ligjin e propozuar dhe miratuar nga mazhoranca e Edi Ramës, që ulte taksat për bixhozin.

Qeveria e Edi Ramës propozoi dhe miratoi në Kuvend ligjin që ishte në favor të biznesve të lojërave të fatit.

Por presidenti e ka kthyer ligjin në Kuvend, pas ndryshimet nuk janë të argumentuara dhe ky ligj është në kundërshtim me objektivat e vetë shtetit social.

http://www.standard.al/2018/07/31/presidenti-meta-i-rrezon-nje-tjeter-ligj-qeverise-ja-pse-ulja-e-barres-fiskale-per-bizneset-e-lojrave-te-fatit-nuk-mund-te-pranohet/

  • 133 mijë nxënës e studentë braktisin bankat e shkollës

Shifra alamante, shqetësuese për shoqërinë. Në këto 5 vite pushtet të qeverisë, Rama me shok ia doli që 133 mijë nxënës e studentë të braktisin bankat e shkollës. Në dy fushata të Ramës për kryeministër, në premtimet elektorale, arsimi dhe punësimi ka qënë ndër kryesoret, por siç ndodh rëndom këto mbeten fjalë për të mbushur mitingjet dhe platformën e rilindjes që s’duket asgjëkundi.

http://www.standard.al/2018/08/04/qeveria-e-kumarit-dhe-133-mije-nxenes-pa-shkolle/

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here