Zbulohen 15 vjedhje në kryeqytet, arrestohen 4 skifterë

0
136

Katër persona janë vënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Tiranë. Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e mërkurë nga efektivët e komisariateve nr.2 dhe 6. Katër të rinjtë e arrestuar nga policia e kryeqytetit mund të konsiderohen pa frikë hajdutë serialë, pasi numërojnë të paktën 15 të tilla. Kështu, në pranga përfunduan Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë Mëzezë, i dënuar më parë për vjedhje e plagosje me dashje. Ogert Skordha, 27 vjeç dhe Amarildo Jashari, 20 vjeç, si dhe 24-vjeçari Elidon Alla, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje dhe banues në Tiranë. Pjesë e grupit dyshohet edhe një 30-vjeçar, me iniciale F. M., i cili u shpall në kërkim. Edhe ky i fundit, i cili është banues në Durrës, rezulton i dënuar me parë për vjedhje. Policia sqaron se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur magazinat e një kompanie në autostradën “Tiranë-Durrës”, si dhe dyshohet se qëndrojnë pas 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Ndërkohë, për të arrestuarin, Elidon Alla, policia zbuloi se 24-vjeçari ishte autor i jo pak, por plot 11 vjedhjeve të ndodhura më parë nëpër Tiranë, kryesisht banesa dhe dyqane. Mësohet se Alla u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë. Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari ka tentuar të vjedh një banesë në rrugën “Sali Butka”, duke u ngjitur nëpërmjet tubit të shkarkimit deri në katin e 7. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky shtetas është autor edhe i 11 vjedhjeve të tjera. Alla është autor vjedhjes së ndodhur më datë 02.04.2018, ku në rrugën “Grigor Heba” është vjedhur banesa e shtetasit me inicialet B. S.; vjedhjes së në ndodhur më datë 06.04.2018, ku në rrugën “Abdyl Frashëri” shtetasit me inicialet O. B., ku i është vjedhur zyra; vjedhjes së ndodhur më datë 14.04.2018, ku shtetasit me inicialet E. F., është tentuar ti vidhet mjeti; vjedhjes së banesës së shtetasit me inicialet A. B., më datë 15.04.2018; vjedhjes të dyqanit në pronësi të shtetasi me inicialet R. V., të ndodhur më datë 22.04.2018; Vjedhjes së ndodhur më datë 26.04.2018 ku janë marrë një shumë të hollash; Vjedhjes së banesës së shtetasit D. A., të ndodhur më datë 01.05.2018; Vjedhjes së banesës së shtetasit E. H., të ndodhur në datë 09.05.2018; vjedhjes së banesës së shtetasit V. N., të ndodhur në datë 29.05.2018; Vjedhjes së dyqanit në pronësi të shtetasit B. S., të ndodhur në datë 12.06.2018; Vjedhjes së banesës së shtetasit K. K. të ndodhur në datë 17.06.2018.

Katër vjedhje të tjera

Sipas policisë së Tiranës Artur Marku, Ogert Skordha dhe Amarildo Jashari janë autorë të katër vjedhjeve që kanë kryer. Ata akuzohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 17.06.2018, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit me inicialet V. K; Vjedhjes së ndodhur më datë 24.06.2018, ku në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesa e shtetasit me inicialet F. B.; vjedhjes së ndodhur më datë 29.06.2018, ku në rrugën “Konferenca e Pezës”, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit S. Ç., si dhe vjedhjes së ndodhur më datë 20.06.2018, ku në rrugën “Aleksandri i Madhi”, ku është vjedhur kabulli i energjisë elektrike. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 134 dhe 22 Kodit Penal./Elvis MYRTA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here