Keni probleme me harresën? Ja si ta trajtoni…

0
368

Lodhja mentale, stresi dhe depresioni janë ndër shkaktarët më të zakonshëm që  sjellin çrregullimet e harresës në ditët e sotme.

Nëse harresa fillon në moshat e mëvonshme,  duhet shkuar te neurologu për kontroll. Nëse harresa  prek jetën e përditshme para moshës 40-50 vjetësh ka të ngjarë të jetë simptomë e depresionit.

Nëse bashkë me harresën ka indikacione të tilla, si mungesa e moralit dhe hezitimi, në raste të tilla, duhet të konsultoheni me specialistin psikiatrik.

Harresa mund të shkaktohet edhe nga aksidentet , meningjiti dhe trauma e kokës. Harresa mund të shfaqet dhe me shenja të tjera.

Harresa për shkak të ngjarjeve traumatike hyn në kategorinë e sëmundjeve psikologjike. Në raste të tilla, duhet të dihet historia e personit që trajtohet për diagnozën. Është gabim ta interpretojmë psikologjikisht këtë situatë situatë të harresës qw lidhet me traumën.

Prodhimi i pasojave të përhershme dhe serioze nga harresa duhet t’i nënshtrohet vlerësimit neuropsikologjik. Harresa e shkaktuar nga depresioni duhet të trajtohet me terapi dhe medikamente.

Në disa raste harresa ndodh për shkak të pagjumësisë dhe prishja e përqëndrimit.. Ndërhyrja e hershme është e dobishme në qoftë se ndikon në  jetën e përditshme të personit.

METODAT PËR FORCIMIN E MEMORIES:

Të konsumoni shumë ujë dhe të hani rregullisht dhe shëndetshëm

Qëndrimi larg nga disa dieta që shkaktojnë uri për një kohë të gjatë.

Marrja me sport dhe ushtrime sportive

Zgjidhja e fjalëkryqeve

Forcimi i marrëdhënieve njerëzore

Pjesëmarrja  në aktivitete shoqërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here