Hero i jetës reale, oficeri i policisë vesh kostume për të gëzuar fëmijët me kancer

0
158

Shumë vite më parë një oficer i policisë i quajtur Damon Cole vendosi që të vërë një logo Supermeni në jelekun e tij antiplumb në mënyrë që të krijonte një marrëdhënie të afërt me fëmijët që takonte gjatë punës së tij. Ai u tregonte logon dhe u kërkonte atyre që ta manin si sekret.

Ditëve të sotme, kur nuk është duke punuar, Cole e përdor kohën e tij të lirë për të gëzuar fëmijët e sëmurë me kancer.

Në vitin 2015 ai hoqi dorë nga pushimet e tij dhe udhëtoi për 11 orë për të takuar një djalë 7-vjeçar të sëmurë me kancer në Illinois.

Në një intervistë të dhënë për NBC Nightly New, oficeri hero deklaroi se ai ka vizituar më shumë se 20 shtete dhe ka takuar më shumë se 1,000 fëmijë deri më tani.

Atij i pëlqen që këta fëmijë që luftojnë më trimëri kundër sëmundjeve të tyre, t’i quajë  heronj.  Ka raste kur këta heronj e fitojnë betejën, por ka dhe raste kur mposhten. Dhe miku i tyre, Cole gjendet aty për t’i takuar një herë të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here