9 mënyra të ndryshme për të shpëtuar nga lemza

0
209

Cilat janë gjërat që duhet të bëni për të shpëtuar nga lemza?  Këtu janë disa këshilla se si të shpëtojmë nga lemza…

Çfarë duhet bërë për të shpëtuar nga lemza?

  1. Tërhiqeni fort gjuhën. Tërheqja e gjuhës fort vë në lëvizje nervin e dhjetë. Ky nerv ndihmon trupin të tretë ushqimin më shpejt, duke lehtësuar presionin në stomak dhe diafragmë.
  2. Pini një gotë ujë të ftohtë. Uji i ftohtë tendos stomakun,dhe kjo bën që të clirohet ajri i tepërt në stomak. Por nuk ka shumë efekt.
  3. Vendosni një qese akulli në fyt. Ky është një tjetër opsion që vë në lëvizje nervin e dhjetë.
  4. Mbani frymën. Metoda më e vjetër e trajtimit është mbajtja e frymëmarrjes. Mbajtja e frymës suaj do të detyrojë diafragmën të rrafshohet dhe të zgjerohet. Kjo gjithashtu ofron lehtësim.
  5. Merrni dhe jepni frymë në një qese letre. Thuhet se rrit nivelin e dioksidit të karbonit në gjak,dhe qetëson nervin dhe diafragmën.
  6. Vendosni mjaltë poshtë gjuhës. Ëmbëlsia vë në lëvizje nervin e dhjetë, gënjen trurin tuaj që të zbrazë stomakun dhe të zvogëlojë presionin në diafragmë.
  7. Përtypni një fetë limoni. Thuhet se limoni redukton lemzën.
  8. Ngrijini gjunjët në gjoks. Uluni,mbështetuni mbrapa dhe vendosni gjunjët në gjoks. Kjo do i bëjë presion diafragmës dhe do të parandalojë tërheqjen e muskujve .
  9. Hani një lugë gjalpë kikiriku. Kur konsumoni gjalpë kikiriku, ndikon në gëlltitje dhe frymëmarrje dhe kështu tërhiqet vëmendja e trurit nga lemza.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here