Reagon Strazimri: Vlahutin më akuzonte se nuk doja reformen por tani…

0
480

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimri ka reaguar pas një deklarate të shefes në ikje të Misionit të BE në Tiranë ku kërkohet që për ligjin e magjistraturës të bëhej një seancë e jashtëzakonshme ose të votohej herët në Shtator.

“Kur unë kërkoja zbatimin e “Rekomandimit 88 të KOMISIONIT TË VENECIAS” që të mos bllokohej sistemi, dhe që REFORMA të mos reduktohej në DEFORMË, kjo shoqja bënte sikur s’dëgjonte, ose ca më keq akoma, më akuzonte që nuk e doja reformën se paskësha patur frikë nga drejtësia e kësaj…”, shkruan deputeti demokrat në një koment në rrjetet sociale.

Ja shenimi tij i plotë në facebook:

Po sikur thjesht të zbatojmë “Rekomandimin 88” të Komisionit të Venecias që ti kishe për DETYRË t’i siguroje ZBATIMIN….? Apo ç’e do !!!!

Kur unë kërkoja zbatimin e “Rekomandimit 88 të KOMISIONIT TË VENECIAS” që të mos bllokohej sistemi, dhe që REFORMA të mos reduktohej në DEFORMË, kjo shoqja bënte sikur s’dëgjonte, ose ca më keq akoma, më akuzonte që nuk e doja reformën se paskësha patur frikë nga drejtësia e kësaj…
Tani që sistemi është bllokuar, ka rënë, s’është më, siç u ngjira duke ia thënë “me zë dhe figurë” 2 vjet rrjesht, kjo bën sikur s’e dinte, dhe kërkon “ndreqje gabimesh” të ligjit që ka imponuar vetë, kundër çdo arsyeje logjike, juridike madje edhe arithmetike, se…. ashtu është një muhabet…
Çfarë nuk “taulantos” në “edvinëri e sipër”, vetëm tek zbatimi i “Rekomandimit 88” nuk i shkon mendja…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here