Rrëfehet prezantuesja shqiptare: Hoqa dorë nga karriera në Amerikë dhe zgjodha dashurinë në Shqipëri …

0
241

Prezantuesja e motit, Fioralba Dizdari prej shumë kohësh ka lënë Amerikën dhe është kthyer për të jetuar në Shqipëri.

Dikur ajo ka qenë modele, karrierë të cilën e nisi pikërisht në Amerikë duke u përkrahur edhe nga fotografi i njohur Fadil Berisha. Por për “Pushime on Top”, ajo ka rrëfyer se i është dashur të kthehet në Shqipëri, pasi ishte e vështirë një lidhje dashurie në distancë.

“Unë kisha nisur karrierën time si modele në Amerikë, me një ndihmesë të madhe nga Fadil Berisha. Por, kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu”.

Marrëdhënia me partnerin ka qenë arsyeja e rikthimit të Fioralbës në Shqipëri, gjithësesi ajo duket shumë e lumtur për këtë gjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here