LSI i bashkohet PD-së, del nga Kuvendi dhe ja çfarë bën….

0
791

LSI-ja e ka braktisur seancën e fundit parlamentare dhe i është bashkuar PD-së, e cila nuk hyri sot në Kuvend. Deputetët e LSI-së, pas fjalës së Luan Ramës në foltore, mblodhën grupin e tyre dhe morën vendim për t’u larguar për shkak të krijimit të një situate skandaloze me reformën në drejtësi, mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Luan Rama kërkoi të mos bëhen pushime dhe të zgjidhet problemi i mungesës së gjykatave, pasi vendi përndryshe mbetet në dorë bandave.

Rama e konsideroi skandaloze situatën, për shkak të arbitraritetit me kosto të rëndë për vendin dhe për vetë mazhorancën, ndaj kërkoi prej saj reflektim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here