Çështja e detit/ Ministri i Jashtëm grek i kundërvihet opozitës shqiptare

0
207

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, duke mbrojtur marrëveshjen e tij me Edi Ramën për detin, ku Greqia merr pjesën e ‘luanit’, ka vendosur që të sulmojnë opozitën shqiptare, që të mos shfrytëzojë ndjenjat e qytyetarëve për një çështje kaq delikate.

Duket se Kotzias ka vendosur të flasë jo vetëm për qeverinë e tij, por të flasë edhe në emër të qeverisë së Shqipërisë (kjo e fundit nuk ka dhënë asnjëherë informacione për marrëveshjen që po bën me Greqinë).

Në një intervistë për mediat greke, Kotzias është shprehur se kërkon nga opinioni publik dhe politik në të dy vendet që të tregojë më shumë pjekur lidhur me negociatat që po zhvillon Athina me Tiranën.

‘Besoj se populli ynë po mësohet dalëngadalë të mbështesë zgjidhjet dhe jo problemet. Rrjedhimisht kam shpresën që të ketë një pjekuri më të madhe ndaj zgjidhjes së problemeve që kemi me Shqipërinë.

Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre’, është shprehur Kotzias në një intervistë për të përditshmen greke ‘Efimerida ton Sintakton’.

Ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se problemet më Shqipërinë datojnë madje që prej 90 vjetësh.

‘Shkaku që këto probleme janë të pazgjidhura është se ato u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe gjithashtu se qeveritë e mëparshme, edhe kur deshën të zgjidhnin ndonjë prej tyre, mbetën në rrugë’, vëren Kotzias.

Dhe më tej ai vazhdon: ‘Le të marrim çështjen e ligjit të luftës. A mund të shtiremi akoma se jemi dy vende në gjendje lufte?

Opozita në të dy anët e kufirit përpiqet të shfrytëzojë ndjenjat e qytetarëve. Riprodhon shabllone negative dhe paragjykime ndërmjet popujve.

Sa i përket marrëveshjes Athinës Shkup dhe hartës rrugore për implementimin e saj, Kotzias ka thënë se pala greke pret që qeveria në Maqedoni të fitojë referendumin dhe votimin për ndryshimin e kushtetutës.

‘Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar një maxhorancë në favor të marrëveshjes kur të votohet në parlamentin grek’, është shprehur ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

‘Duam që bashkërisht të përballojmë retorikën e urrejtjes, sepse duam të jetojmë në paqe me popullin e vendit fqinj’, ka përfunduar deklaratën e tij, ministri grek Nikos Kotzias. /OraNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here