Reagon Braimllari: “O kryehajdut që ke mbi 10 muaj që nuk qeveris”

0
242

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka reaguar sot në një status në facebook ku thotë se sipas kryehajdutit platforma “Bashkëqeverisje me qytetarët” ka dhënë efekt.

“Më lejo të të rikujtoj o kryehajdut që ke mbi 10 muaj që nuk qeveris, rrjedhimisht s’ke si të bashkëqeverisësh me qytetarët. Mbushe Shqipërinë me drogë, me trafik e i zhyte shqiptarët në varfëri”, shkruan Braimllari mes tjerash.

Postimi i Braimllarit 

Platforma “Bashkëqeverisje me qytetarët” ka dhënë efekt, thotë kryehajduti.
Më lejo të të rikujtoj o kryehajdut që ke mbi 10 muaj që nuk qeveris, rrjedhimisht s’ke si të bashkëqeverisësh me qytetarët. Mbushe Shqipërinë me drogë, me trafik e i zhyte shqiptarët në varfëri.
Do kujtohesh nga historia si Kryeministri që ja ke nxirë faqen Shipërisë.

Platforma jote digitale është një show që çdo shqiptar e ka të qartë teatrin që luan.
Torturat në këtë vend po i shkakton ti, trafikant e i papërgjegjshëm.

Ke humbur drejtimin dhe je mbyllur në vetminë tënde, i vetëm dhe frikacak.

Nuk zgjidhen hallet e shqiptarëve me platforma digitale por me politika konkrete zhvillimi për vendin.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për show, por duan siguri, mirëqënie dhe punë.

Të bëhemi të gjithë bashkë për të shporrur këtë Kryeministër që ka shkatërruar vendin dhe po shkatërron të ardhmen e të rinjëve në këtë vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here