Zbulohet plani betonizues i Ramës për Tiranën (FOTO)

0
561

Njëri ndër miqtë e Edi Ramës, arkitekti Winy Maas ka nxjerrë zbuluar kryeministrin e vendit, duke treguar se kush është përgjegjësi kryesor për betonizimin e Tiranës.

Në një leksion në një universitet të Londrës përpara disa javësh, arkitekti ka zbuluar disa detaje që në Shqipëri nuk diheshin më parë. Arkitekti tregon se çfarë ka ndodhur në Tiranë dekadat e fundit dhe të gjitha projektet e mëdha betonizuese të kryeqytetit sipas tij janë bër nga ai që sot është kryeministri i vendit.

Maas flet për shumë raste kur Rama i ka kërkuar atij personalisht që të ndërtojë kulla apo qendra tregtare. Rasti më flagrant është ai në zonën e Liqenit Artificial, ku ishte parashikuar ndërtimi i një kompleksi kullash.

Gjithçka është e regjistruar në video, të cilën mund ta shihni më poshtë. Postimi është kryer nga Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila në dixhiturë shkruan se së fundmi Edi Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skëndërbeut në qendrën e Tiranës.

Dokumentari që u shfaq dje në sheshin e Teatrit: Rama, porositësi i kullave.

Winy Maas, një nga arkitektët e preferuar të Edi Ramës, ka mbajtur një leksion në një universitet në Londër përpara disa javësh.

Aty ai shprehet lirshëm se si është Edi Rama, kryetar bashkie dhe kryeministër, që porosit kullat dhe ndërtimet në qytet. Nuk i kryejnë ndërtuesit apo pronarët e truallit, po vetë Rama që më pas i shpërndan si favore te klientët e tij. Konkurset janë të gjitha fallso. Së fundmi, vetë Rama ka porositur një kullë në formën e kokës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës.

Maas flet dhe për zhvillime në bregdetin e Jugut, ku pret të ndërtojë rezorte të tjera. Ai flet edhe për invetitorë rus që qëndrojne prapa rezorteve të ndërtuara atje, diçka e panjohur për publikun.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here