Berisha mesazh të ndjerë për vdekjen e aktorit Fadil Hasa

0
290

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa.

Me një reagim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan se kjo është një humbje e pakompensueshme për artin shqiptar.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur Fadil Hasa!

Të dashur miq, sot u nda nga jeta Fadil Hasa, njëri nga artistët më të mirënjohur, më të talentuar, më popullor të teatrit, estradës, filmit shqiptar, duke zhytur kështu në hidhërim dhe zi familjen e tij të nderuar, boten e artit, mbarë artdashësit shqiptar që deshën dhe çmuan aq shumë interpretimet e tij mahnitëse.

Por Fadil Hasa ishte dhe njeri prej mbështetësve më të vendosur dhe të shquar të Partisë Demokratike dhe demokracisë shqiptare dhe në ditët më të vështira te tyre.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Hasa për këtë humbje të pakompensueshme dhe mbarë botës së artit, qytetareve artdashës dhe demokratëve shqiptar, unë i lutem Zotit që shpirti i madh i Fadilit të gjejë paqen e merituar!

Ngushëllime!!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here