Nuk përmbahet Budina: S’ka asnjë shans që ta fitojnë, teatrin do të mbrojmë deri në fund

0
316

Artistët dhe qytetarët vijojnë protestën e tyre kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Regjisori Robert Budina në fjalën e tij u shpreh se qëndresa e artistëve do të vijojë.

Sipas tij qeveria dhe mediat të cilat i ka nën varësinë e saj po përpiqet që ti shes artistët sikur janë të përçarë.

“Nuk jemi për të mbrojtur thjeshtë godinën e Teatrit Kombëtar, por jemi këtu për të mbrojtur pronën publike. Ne do të jemi qëndrestarë, do ti shkojmë deri në fund. Përpiqen të na shesin sikur ndërmjet nesh ka keqkuptime, kjo është një strategji e qeverisë. Ne shohim tutje ne shohim larg. Kjo qeveri ka ndër mend të ndërtojë një Teatër që të nxjerrin përfitime. Ne me qendrësen tonë jam i bindur se do të bëjmë më tepër se propaganda e tyre.

Askush nuk mund të na nxjerri si njerëz që po grindemi. Nëse ne do të rezistojmë deri në fund nuk kanë asnjë shans që ta fitojnë kauzën kundrejt nesh. Janë të humbur. Jemi unison. Të gjithë palët që janë këtu, janë për qëllimin që ne ta çojmë deri në fund dhe të japim një mesazh shprese se nëse bëhemi bashkë për një të mirë të përbashkët, për të mbrojtur të mirën publike ne do tja arrijmë. Ne do ti qendrojmë deri në fund përballë këtij pushteti.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here