Braimllari: “Shqiptarët kërkojnë të largohen për shkak të kryeministrit pa vizon që nuk di të…”

0
176

Pas publikimit të shifrave të një sondazhi ku është konstatuar se gjysma e popullsisë së Shqipërisë kanë dëshirë të largohen nga vendi ka reaguar drejtuesi i lartë i LSI Endrit Braimllari. Ai në një postim në rrjetet sociale bën fajtor Kryeministrin Rama për një situatë të tillë. “Shqiptarët çdo ditë e më shumë kërkojnë te largohen për shkak të një kryeministri i cili nuk ka vizion për të qeverisur vendin. Ky kryeministër e ka futur vendin në varfëri të thellë duke përkrahur një politikë klienteliste dhe kriminale”, shkruan deputeti i LSI.

Ja shënimi i plotë i Braimllarit në facebook:

Gati gjysma e popullsisë shqiptare dëshiron që të largohet nga vendi, sipas një sondazhi që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit.

Në këtë raport qytetarët që duan të largohen janë ato më të kualifikuarit. Kjo për shkakun e një kryeministri hajdut që di vetëm të vjedhë pronën publike për interesat e tij klienteliste. Ky kryeministër ka shkatërruar biznesin në vend për interes të oligarkisë së tij.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë kërkojnë te largohen për shkak të një kryeministri i cili nuk ka vizion për të qeverisur vendin. Ky kryeministër e ka futur vendin në varfëri të thellë duke përkrahur një politikë klienteliste dhe kriminale.

Përkrahja e oligarkisë nëpërmjet konçensioneve dhe pastrimin e parave të pista ka sjellë shkatërrimin në vend të bizneseve të ndershme.

Ka shkatërruar biznesin e mesëm jo vetëm me taksat absurde por dhe me inspektoriate kontrolli pa fund të cilët nuk janë gjë tjetër vetëm gjobavënës të këtij kryeministri.

Në vend nuk ka siguri publike, nuk ka mundësi punësimi dhe për pasojë të rinjtë dhe të rejat largohen nga Shqipëria.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here