Ja çfarë do të ndodhë me motin sot pasdite dhe nesër

0
203

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit reshje shiu do të ketë kryesisht në zonat malore.

Më poshtë keni parashikimin e plotë:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje ‘të dobëta’ në pjesën më të madhe të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve dhe ato pranë tyre.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatave me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 26 °C

në vendet e ulëta: 18 / 28 °C

në vendet malore: 11 / 22 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore (për momente të shkurtra deri e fortë).

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i ulet’ vetëm në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pjesa tjetër e territorit ‘s’ka rrezik’ për zjarre në pyje.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here